Kryeministri i Libanit, dorëhiqet
nga frika se mos e vrasin

Kryeministri i Libanit, dorëhiqet<br />nga frika se mos e vrasin<br>
Kryeministri libanez Saad al-Hariri, ka dhënë dorëheqjen duke thënë në një transmetim televiziv se kishte frikë për jetën e tij, duke kritikuar ashpër Iranin.

Babai i Haririt, ish-kryeministri Rafik al-Hariri, u vra në vitin 2005. Hariri akuzoi Iranin për mbjelljen e "frikës dhe shkatërrimit" në disa vende, duke përfshirë Libanin. Ai u emërua kryeministër në nëntor të vitit të kaluar.

"Ne jetojmë në një klimë të ngjashme me atmosferën që mbizotëronte para vrasjes së Rafik al-Hariri," tha ai në emisionin nga kryeqyteti saudit Riad.

"Unë e kam kuptuar atë që po komplotohet fshehurazi për të më vrarë."

Hariri gjithashtu sulmoi lëvizjen Shiite, të mbështetur nga Irani Hezbollah.

Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nëse jeni beqar, mos u mbyllni në shtëpi... horoskopi për ditën e sotme

Nëse jeni beqar, mos u mbyllni në shtëpi... horoskopi për ditën e sotme