Rënia e qeverisë në Malin e Zi, Abazoviç në Tiranë: E rrëzuan ata që duan korrupsionin! Open Balkan? Zgjidhje për tensionet! Rama: Fenomen në politikë

Pavarësisht konfuzionit politikë që mbetën në Malin e Zi, për Kryeministrin Dritan Abazoviç, qeveria është duke punuar shumë mirë sot me mandate të kufizuar, sesa kur fitoi mandatin e plotë. Në një prononcim për mediat shqiptare, Abazoviç nënvizoi se qeveria e tij u rrëzua nga ata, që nuk ndiheshin mirë me luftën që qeveria shpalli korrupsionit, duke fajësuar dhe presidentin Gjukanoviç.

‘Ne kemi dhënë modelin më të mirë në Mal të Zi. Nëse ju them që paga minimale nga 550 euro është bërë 720 euro. Më duhej pak kohë, pasi disa njerëz kanë dashur të shkëputen prej agjendës  luftës kundër luftës së korrupsionit. Ne atë kishim qëllimin kryesor.”- tha Abazoviç

I pyetur për “Open Balkan”, Azoviç e vlerësoi si një platformë për zgjidhjen e konflikteve politike në rajon, teksa pranoi influencën ruse Malin e Zi dhe jo vetëm.

‘Ideja e Ballkanit të Hapur është sesi të ulemi në tryezë. Asgjë s’kam me Procesin e Berlinit, por le ta bëjmë bashkë pa francez e gjerman.’- u shpreh ai.

Abazoviç këtë qëndrim e artikuloi gjatë një vizite në Tiranë, ku mori titullin “Docotor Honoris Causa”, me motivacionin për kontribut të shquar në promovimin e bashkëjetesës dhe bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve të ndryshme në Republikën e Malit të Zi, promovimin e multikulturalizmit dhe ndërtimin e instrumenteve të përbashkët për zhvillimin dhe ruajtjen e paqes e dialogut në rajon, në funksion të integrimit të tij në Bashkimin Europian.

I pranishëm në ceremoni, ku u promovua dhe libri Abazoviç, “Kritika e Etikës Globale', ishte dhe pranishëm dhe Kryeministri Edi Rama. Sipas Ramës, Abazoviç është një fenomen, që ka krijuar një hapësirë ku pavarësisht përkatësisë etnike njerëzit bashkohen si qytetarët të të njëjtit vend.

‘Falë veprimit ka arritur të guxojë në diçka që unë nuk di dikë tjetër të ketë guxuar në krijimin e një lëvizje politike e cila është përtej etike. Ka krijuar një hapësirë ku pavarësisht përkatësisë etnike njerëzit bashkohen si qytetarët të të njëjtit vend. Dritani përputh përmes veprimit sensin e tij etik ndaj problemeve të shoqërisë dhe të ardhmes duke u ngritur me shumë guxim përmbi dasitë dhe duke ndërtuar një urë.’- tha Rama

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:08
Pse ra qeveria në Mal të Zi? Përgjigjet Abazoviç: Nuk u bëmë palë me krimin si Presidenti

Konfuzion politik e ka cilësuar kryeministri ende në detyrë situatën në Mal të Zi. I pyetur në një prononcim nga gazetarët, Abazoviç ka thënë se nuk ka një model më të mirë se qeveria e tij e dhënë në Podgoricë. Më tej Abazoviç shtoi se qeveria ra pasi nuk u bë palë me ata që mbronin krimin e korrupsioni.

“Në Mal të Zi është një konfuzion politik, po punojmë më mirë tani sesa kur isha në mandate të plot. Se ata që se kanë gjetur veten aty, ata do kenë gabim. Ne kemi dhënë modelin më të mirë në Mal të Zi. Nëse ju them që paga minimale nga 550 euro është bërë 720 euro... Më duhej pak kohë, pasi disa njerëz kanë dashur të shkëputen prej agjendës  luftës kundër luftës së korrupsionit. Ne atë kishim qëllimin kryesor.”- tha Abazoviç

Pyetje: Kjo i adresohet si akuze presidentit?

Abazoviç: Sigurisht që po.

Kryeministri u pyet edhe për Ballkanin e Hapur dhe vendosjen e barrikadave në veri të Kosovës ku tha se krijimi i vetë Open Balkan është bëre në mënyrë që të promovohet dialogu.

“E dini që keni ende dy grupe, njëra që është dhe njëra që nuk është në favor. Unë jam në favor. Janë dy vizione.

Kjo është një pyetje lidhur dhe me BH, çfarë duam ne? Duam ne konflikte? Sigurisht që jo. Ajo nuk na ka çuar askund në vitin 2023. Duhet të fillojmë të bisedojmë. Ideja e Ballkanit të Hapur është sesi të ulemi në tryezë. Asgjë s’kam me Procesin e Berlinit, por le ta bëjmë bashkë pa francez e gjerman...”- tha Abazoviç

Ora 13:00
Abazoviç boton librin e ri, jep këshillën e vyer: Lexoni, unë kështu mbroj higjienën time mentale! Politika ka gjërat e veta po i mungon intelekti

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka dhënë një këshillë të vyer pas promovimit të librit të tij ‘Kritika e Etikës Globale’. Ai është shprehur se nëpërmjet leximit dhe shkrimit mban të pastër mendjen, pasi sipas tij jetë politike, përpos gjithë dinamikës i mungon intelekti.

“Jam shumë krenar dhe shumë i kënaqur që më në fund u botua vepra. Se kështu mbroj higjienën time mentale, se politika ka gjërat e veta po edhe ka gjëra që i mungon intelekti i madh. Jetojmë në një jetë shumë të shpejtë, andaj duhet të lexojmë sa më shumë libra.”- tha Abazoviç

Ora 11:54
Dritan Abazoviç promovon librin e tij në Tiranë, Rama komplimente kryeministrit të Malit të Zi: Fenomen në politikën ballkanike

 

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në promovimin e librit të kryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazoviç në Tiranë ka vlerësuar këtë të fundit si një mik të cilin e ka cilësuar si fenomen në politikën ballkanike. Sipas Ramës, Abazoviç është një fenomen dhe se ka krijuar një hapësirë ku pavarësisht përkatësisë etnike njerëzit bashkohen si qytetarët të të njëjtit vend.

‘Do ishte mungesë sinqeriteti tu thoja se kam lexuar librin, se kam lexuar por ka qenë një surprizë shumë e bukur. Se dija se Dritani ishte kaq thellë në këtë fushë dhe kaq serioz në këtë reagim. Unë jam këtu për t’ju thënë dy fjalë të cilat nuk do të jenë dosmodoshmëritë për librin por për autorin dhe shpresojmë se do t’ju ndihmojmë të jene më të nxitur që të merrni she ta lexoni librin. Libri fillon me një copëz të shkëputur nga Fausti i Gëtes. Mishërimi i kësaj kredoje i kredos së veprimit. Më duhet ta them që unë jam shumë i privilegjuar dhe kështu do të ndihet çdo njëri. Është një privilegj të jesh mik me një person i cili është një fenomen në politikën ballkanike. Është një fenomen i veçantë dhe i pakrahasueshëm me askënd tjetër. Falë veprimit ka arritur të guxojë në diçka që unë nuk di dikë tjetër të ketë guxuar në krijimin e një lëvizje politike e cila është përtej etike. Ka krijuar një hapësirë ku pavarësisht përkatësisë etnike njerëzit bashkohen si qytetarët të të njëjtit vend. Dritani përputh përmes veprimit sensin e tij etik ndaj problemeve të shoqërisë dhe të ardhmes duke u ngritur me shumë guxim përmbi dasitë dhe duke ndërtuar një urë.’- tha Rama.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 13/01/2023 18:23

    Një i shkolluar dhe një analfabet funkcional merren me politik… A ju kujtohet kur ky bq për kryeminister Edvin shqipfolësi kur e ndihmonte presidentin Gjukanovic në zgjedhjet e Malit të Zi në gjuhen serbe ”glasajte za Gjukanovica…” Kur Gjukanovici e kuptoj se Edvin tradhtari u mundur ta mashtroj për ta futur edhe Malin e Zi nën serborusi njashtu si u mundua me Kosovën , ia mbylli derën dhe gojën bq-t. Por, diq e shifni edhe vet mashtruesit nuk dorzohen kurr . Vllau i Dritanit ( Dzenani) i cili punon dhe jeton në Beograd e ka në posedim një spital-0 katesh në qender të Beogradit së bashku me gruan e kryeministres serbe Brnabič. Më tregoni se për të kujt interesa punojn këta njerz analfabet funkcional

    Përgjigju
  • Arbërori: 13/01/2023 13:02

    Dy tradhtar në një mullar dy shqipfolës prorus…!

    Përgjigju
  • kelment: 13/01/2023 12:53

    Shume sakte e ka then rama...Bravo i qofte

    Përgjigju
  • tosi: 13/01/2023 12:36

    rama gjithmon na bashkon me shtetet kufitare akoma me afer

    Përgjigju
    • Pa emer: 13/01/2023 15:22

      Nuk ke cfare i shton asaje qe t'ha Rama per Abazovic

  • titi: 13/01/2023 12:36

    shume mire dhe suksese

    Përgjigju
  • Besi: 13/01/2023 12:34

    Jeni per tu vleresuar Kryeminister Edi ,ne cdo moment prane liderave te ndryshem

    Përgjigju
  • Landi: 13/01/2023 12:30

    Kjo eshte dekata e shqiptareve

    Përgjigju
    • Taku: 14/01/2023 07:58

      Ja qe kemi dhe njerez te shquar e qe mendojne per nje te ardhme te paqte, dhe te shumekerkuar ne rajon, duke vepruar larg politikave dhe praktikave konfliktnxitese. Nderim mese i merituar per KM Abazoviç!

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë