Francë-Kryeministri francez Francois Bayrou thotë se zgjedhjet e tij për poste ministrore do ta drejtonin vendin drejt unitetit dhe stabilitetit dhe do t'u jepnin përgjigje qytetarëve të kapur nga shqetësimet dhe frika e pasigurisë.
"Do të bëj gjithçka që të kalojmë nga gjendja e një vendi të ndarë, të shpërthyer e, të copëtuar, në një vend ku ndoshta të bashkohemi për të zgjidhur problemet. Unë do të demonstroj përpjekjet në qeveri, e dhe shpresoj në mënyrën se si do të trajtoj problemet", u shpreh Francois Bayrou.
Ndër emërimet është Manuel Valls si ministër i jashtëm. Valls shërbeu si kryemi-nistër me ish-presidentin Francois Hollande dhe nuk është i dashur botërisht nga kampi i tij i krahut të majtë. Ekipi i ri i Bayrou do të jetë nën presion të menjëhershëm për të ulur deficitin problematik.
Parlamenti është në pushim deri më 13 janar. Megjithatë, sapo të kthehen ligjvënësit, Bayrou dhe ekipi i tij ka të ngja-rë të jetojnë çdo ditë, nën kërcënimin e vazhdueshëm të mocioneve të mosbesi-mit. Ai tha se do të inkurajojë debatin parlamentar dhe do të shmangë përdorimin e klauzolës së diskutueshme 49:3 për të hequr legjislacionin përmes parlamentit - një veprim që shkaktoi një mocion mosbesimi kundër paraardhësit të Bayrou, Michel Barnier.
Presidenti francez Emmanuel Macron do të shpresojë se Bayrou mund të pengojë votat e mosbesimit të paktën deri në korrik, kur Franca do të jetë në gjendje të mbajë zgjedhje të reja parlamentare. Përpjekjet e Bayrou patën sukses brenda 10 ditësh kur ai formoi emrat e qeverisë se re të Francës.