Kryeministri i ri francez: Nëse nuk kemi një qeveri deri në Krishtlindje, do të jemi në greminë

Kryeministri i ri francez: Nëse nuk kemi një qeveri deri në Krishtlindje, do të jemi në greminë

Francois Bayrou

Kryeministri i ri francez, Francois Bayrou tha dje (19 dhjetor) për televizionin France 2 se qeveria deri në Krishtlindje duhet të jetë formuar.

Madje, ai ka treguar se kërkon që Ministri i Brendshëm në detyrë, Bruno Retagio të mbetet në qeveri.

“Nëse nuk ia dalim këtë herë, do të jetë ndalesa e fundit përpara se të arrijmë në greminë,” tha Bairou.

Bairou tha gjithashtu se shpreson të ketë një buxhet gati deri në mes të shkurtit, ndërsa përpiqet të shmangë fatin e paraardhësit të tij Michel Barnier, qeveria e të cilit u rrëzua mes një reagimi të ashpër mbi masat e tij fiskale.

“Shpresoj të kem një buxhet deri në mes të shkurtit,” theksoi Bayrou.

Bairu u shpreh se do të mbante të hapur opsionin e përdorimit të klauzolës parlamentare 49.3, ose kompetencave të veçanta kushtetuese për të shtyrë buxhetin përmes parlamentit nëse do të dukej se partitë opozitare po përpiqeshin ta bllokonin atë.

“Nuk do të përdor 49.3 nëse nuk bllokohet plotësisht buxheti”, tha ai.

Francois Bairou u shpall si kryeministri i ri - i treti me radhë në 2024 - nga presidenti francez  Emmanuel Macron më 13 dhjetor 2024.

Ai ka kandiduar në tre zgjedhje presidenciale. Një kandidat i UDF-së, ai doli i katërti në raundin e parë të zgjedhjeve të vitit 2002, me 6.8% të votave. Në vitin 2007 ai mendohej të ishte në një pozicion për t'u kualifikuar në raundin e dytë, por doli i treti me 18.6% të votave. Më pas ai themeloi MoDem, të cilin e ankoroi në qendër, ndërsa UDF tradicionalisht renditet në qendrën e djathtë. Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012, ai mori 9.1% të votave, duke përfunduar në vendin e pestë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Burgu i Spaçit/ Ekspozohen foto-video dhe dëshmi nga ish-të dënuar: E kam prekur dhimbjen deri në gërmën e fundit

Burgu i Spaçit/ Ekspozohen foto-video dhe dëshmi nga ish-të dënuar: E kam prekur dhimbjen deri në gërmën e fundit