Kryeministri i ri i Greqisë
Papademos emri më i përfolu

Kryeministri i ri i Greqisë<br />Papademos emri më i përfolu
Duket se dy partitë kryesore të Greqisë kanë rënë dakord mbi emrin e kryeministrit të ardhshëm. Besohet se Lucas Papademos, ish-zyrtar i bankës qendrore europiane, do të zgjidhet si kryeministri i ri i Greqisë.

George Papandreou tha në mbledhjen e kabinetit se problemi i zgjedhjes së kryeministrit të ri, do zgjidhet së shpejti.

George Nikitiadi, ministri i turizmit grekë, tha se i gjithë kabineti ofroi dorëheqjen gjatë takimit, për të ndihmuar kryeministrin të arri marrëveshjen.

Kabineti i ri përballet me sfidën e frikshme të balancojnë aksesin në fondet internacionale të shpëtimit, për të shmangur falimentimin e vendit prej borxheve – paketa e shpëtimit e bashkimit europian prej 100 miliard euro – me kundërshtimin e popullsisë ndaj planeve të shkurtimeve.

Presioni mbi Greqinë nga vendet e tjera të eurozonës ishte tepër i madh.

“Tashmë që kryem formalitetin e dorëzimit të kërkesave për dorëheqje, mund ta quajmë këtë si takimin e fundit të kabinetit të kësaj qeverie.” tha Papandreou. Ai u shpreh gjithashtu se është i besimit se kryeministri i ri do të zgjidhet që sot, por nuk u dha asnjë koment mbi emrin e kryeministrit të ri.

Tre kandidatët kryesor për postin e kryeministrit do jenë: Lucas Papademos, ish-zyrtar i bankës qendrore europiane, që është zgjedhja më e preferuar; Nikiforos Diamantouros, avokat i popullit dhe i treti është Panagiotis Roumeliotis, një zyrtarë i fondit monetar ndërkombëtar.

Televizioni i shtetit raportoi se Papademos kërkoi që jetëgjatësia e qeverisë së re të shtyhet deri në 19 shkurt, datë që do të mbahen zgjedhjet e reja.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Nuk jeni shumë të fokusuar te dashuria... horoskopi për sot

Nuk jeni shumë të fokusuar te dashuria... horoskopi për sot