Kanadaja është gati të ndërpresë misionin luftarak ndaj ISIS-it. Lajmi është konfirmuar nga udhëheqësi i ri i Kanadasë, Justin Trudeau i cili nuk pohoi një datë fikse kur do të ndalen bombardimet.

CNN raporton se kryeministri i ardhshëm i Kanadasë i ka konfirmuar lajmin edhe presidentit amerikan Barack Obamës.

"Obama i kupton angazhimet e mia rreth dhënies fund të bombardimeve ndaj ISIS-it" u tha gazetarëve të martën Trudeau, pa i dhënë një kornizë kohore se kur goditjet ajrore të Kanadasë do të ndalen.

Deklarata e Shtëpisë së Bardhë nuk përmendi synimin e liderit kanadeze për t'u tërhequr nga bombardimet ajrore.

Trudeau ka premtuar gjithashtu se do të marrë 25.000 refugjatë sirianë deri në fund të vitit - një lëvizje refuzuar më parë nga paraardhësi i tij Stephen Harper, i cili mori një linjë shumë më të vështirë për këtë çështje.

Udhëheqësi në pritje i Kanadasë Trudeau pritet të marrë detyrën javën e ardhshme duke zënë vendin kryeministrin Konservator Stephen Harper i cili ka dërguar avionët luftarakë për të kryer bombardime ndaj Shtetit Islamik.

Sulmet bombarduese të Kanadasë kanë filluar goditjet në Irak ndaj grupeve ekstremiste të islamit në nëntor të 2014 ndërsa sulemt u zgjeruan në Siri gjatë muajit prill.

Vende të tjera që kanë marrë pjesë në sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga SHBA kundër ISIS përfshijnë Australinë, Francën dhe Britaninë si dhe kombet e Gjirit si Arabia Saudite dhe Jordania.

Që nga fillim të tetorit, koalicioni kishte kryer më shumë se 7,000 sulme, gati dy të tretat e tyre në Irak. Ushtria amerikane ka kryer rreth 80% të të gjitha sulmeve.

Redaksia online
(o.m/shqiptarja.com)