Incidenti diplomatik
Neglizhimi i kreut të ekzekutivit sllovak ndaj kreut të Partisë Demokratike Shqiptare, Lulzim Basha, mund të ketë ardhur pas një incidenti diplomatik që Berisha ka bërë me Ministrin e Jashtëm të Sllovakisë në muajin shkur të vitit 2013. Në atë kohë Berisha ishte kryeministër i Shqipërisë dhe deklaronte vazhdimisht bashkimin e të gjithë shqiptarëve në të 5 shtetet e Ballkanit.
Kjo deklaratë e ish-kryeministrit duket se ka tensoinuar shumë marrëdhëniet e ekzekutivit sllovak me PD pasi në atë kohë, Ministri i Jashtëm i Sllovakisë e kritioi Berishën mbi qendrimet që ai mbante duke shtuar se ato janë të rrezikshme. Konkretisht në atë kohë Ministri i Jashtëm i Sllovakisë Miroslav Lajčak theksoi: “Ne nuk mund të qendrojmë dhe të shikojmë. Ky qendrim me siguri do të shfaqet shumë shpejt edhe në deklaratat zyrtare të BE-së. Ka folur në mënyrë të përsëritur për një bashkim të shqiptarëve në pesë shtetet e Ballkanit”.
Shkrimi u publikua sot (26.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)