Kryeministri i Ukrainës paralajmëron rrezikun e Luftës së Tretë Botërore
Kryeministri ukrainas Denis Shmihal paralajmëron rrezikun e shpërthimit të Luftës së Tretë Botërore. Në një intervistë për BBC, thotë se pa 61 miliardë USD që Dhoma e Ulët e Kongresit Amerikan do të votojë të Shtunën me qellim rikthimin e Ushtrisë së Ukrainës, vendi do të bjerë.

Rusia do të avancojë drejt vendeve anëtare të NATO-s si ato baltike apo Polonia, duke shpërthyer kështu luftën e madhe me pasoja katastrofike.
Këtij skenari të paralajmëruar më herët edhe nga presidenti Volodimir Zelenski, i druhen edhe vetë vendet anëtare të Aleancës në lindje të Europës.
Vende si Franca kanë hedhur për diskutim edhe idenë që për të shmangur një skenar të tillë, të dërgojnë trupa të NATO-s në Ukrainë, që për Moskën është “vijë e kuqe” që nëse kapërcehet rrezikon konflikt të drejtpërdrejtë Rusi-NATO.
Ndërsa frikën, që pas Ukrainës radhën e ka Europa Lindore, Rusia e quan qesharake.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:00
Putin po përgatit një sulm ndaj Gjermanisë? Berlini: Nuk do lejojmë përhapjen e terrorit të tij
Annalena Baerbock
"Dyshimi se Putini po rekruton agjentë në vendin tonë për të kryer sulme në tokën gjermane është jashtëzakonisht serioz. Ne nuk do ta lejojmë Putinin të sjellë terrorin e tij në Gjermani. Ambasadori rus u informua për këtë sot gjatë një takimi."
Kështu ka shkruar ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.