Kryeministri i Zelandës së
Re jep dorëheqjen

Kryeministri i Zelandës së<br />Re jep dorëheqjen
Kryeministri i Zelandës së Re John Key ka deklaruar se do të japë dorëheqjen pas 8 vitesh nga ky post.

“Është vendimi më i vështirë që kam marrë ndonjëherë. Mund të them se kam bërë gjithçka që kam mundur “ , është shprehur Key.

Njoftimin ai e bëri gjatë konferencës javore për media, ku deklaroi se deri më 12 dhjetor dorëheqja  e tij do të bëhej zyrtare. 

Bill Englisht mund të jetë kryeministri i përkohshëm i Zelandës së Re deri në momentin që Partia Kombëtare të mbledhë grupin drejtues për të zgjedhur pasuesin e John Key.

Kryeministri Key i cili është pjesë e Partisë Kombëtare, njihet si një nga liderat më popullorë në Zelandën e Re.

Redaksia online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës