Kryeministri irakian, Haidar al Abadi tërhoqi sot mundësinë për vendosjen në terren të forcave të huaja në Irak për të luftuar xhihadistët e Shtetit Islamik (ISIS).
"Gjat një takimi me ministrin australian të Mbrojtjes, David Johnston, në Bagdad, Abadi rikonfirmoi se nuk do të ketë asnjë lloj ndërhyrjeje në tokë Irakiane", njoftoi zyra e tij në një komunikatë për shtyp.
SHBA-ja sikurse edhe Franca po zhvillojnë sulme ajrore kundër pozicioneve të ISIS-it në Irak, një fushatë që Amerikanët mund ta shtrijnë edhe në Siri, ku xhihadistët e këtij grupi ultra radikal shkaktojnë terror në popullsi.
Shtëpia e Bardhë ka garantuar disa herë se nuk do të ndërhyjë me trupa në terren për të luftuar ISIS-in, ndërkohë që tërhoqi trupat amerikane nga Iraku në fund të vitit 2011, pas tetë vitesh që ishin të pranishme.
Megjithatë, SHBA-ja ka shpallur vendosjen e 1 600 ushtarëve amerikanë në vend, kryesisht për të mbështetur forcat kurde dhe federale mbi armatimin, stërvitjen dhe informimin, kundër xhihadistëve që kanë marrë nën kontroll territore të gjera të këtij vendi.
/Shqiptarja.com