Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, tha se do ta ndryshojë strategjinë në fushën e sigurisë kombëtare. Komentet e tij vijnë menjëherë pas një seri autobombash që shpërthyen në Irakun Qëndror dhe Jugor duke lënë të vdekur së paku 70 vetë dhe shumë të tjerë të plagosur.

Al-Maliki theksoi se qeveria e tij do të bëjë ndryshime në postet e larta dhe të mesme të atyre që janë përgjegjës për sigurinë dhe se ekstremistët nuk do të mund ta kthejnë Irakun në konflikt sektar. Përshkallëzimi i ri i dhunës në Irak ditët e fundit lidhen me tensionet politike dhe sektare ku kryeqyteti i Bagdatit është më i godituri nga sumet me bombë, ku përqendrohet popullsia myslimane shiite.

Tensionet e larta mes sunitëve dhe shiitëve është një fenomen i vjetër shoqëror në këtë vend. Në Irak, jetojnë më shumë se 31 milionë banorë ku sipas statistikave 60% e popullsisë janë shiitë, rreth 35% sunitë dhe 5% tjetër të krishterë apo anëtare të besimeve të tjera.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)