ITALI- Kryeministri i Italisë Mario Draghi është shprehur se Evropa mund të arrijë imuniteti e tufës, bazuar në furnizimin aktual të vaksinave anti-COVID.
“Për muajt e ardhshëm KE ka siguruar mjaftueshëm vaksina për të arritur imunitetin e tufës në korrik në të gjithë Evropën.”, tha Draghi në një takim të zhvilluar me guvernatorët.
“Objektivat për prillin dhe majin me qëllim vaksinimin e gjysmë milioni çdo ditë nuk duken dhe aq të largëta”, shtoi kryeministri.
Ai u shpreh mjaft pozitiv edhe lidhur me rihapjen graduale të vendit.
Italia është një ndër vendet më të prekura sa i përket pandemisë dhe pasojave të saj socio-ekonomike.
Aktualisht numri total i infektimeve ka shkuar 3,544,957, ndërkohë që ai i infektimeve është 108,350 në të gjithë vendit që nga fillimi i pandemisë.
Italia ka në administrim 3 lloje të ndryshme vaksinash Pfizer, Moderna dhe AstraZenca, si dhe pritet që në fund të prillit të mbërrijnë dozat e para të vaksinës amerikane “Johnson and Johnson”, e cila merret përmes një doze.
Pavarësisht masave të ashpra anti-COVID dhe procesit të vaksinimit, situata epidemiogjike ende nuk është stabilizuar.