Kryeministri italian Matteo Renzi 
do të hapë javën e modës në Milano

Kryeministri italian Matteo Renzi <br />do të hapë javën e modës në Milano
Matteo Renzi është tallur shpesh për dobësinë e tij personale ndaj modës, por pavarësisht gjithë kritikave ai ka vendosur të dalë përballë publikut në javën e modës në Milano që mbahet në fund të këtij muaji, duke u bërë i pari kryeministër që çel këtë eveniment, më i rëndësishmi në kalendarin italian të modës.
 
Natyrisht mos prisni që vetë Renzi të sfilojë në pasarelë, por gjithsesi veprimi i tij konsiderohet si një mbështetje e fuqishme ndaj industrisë së modës e cila është goditur fort kohët e fundit në Lindjen e Mesme, Rusi apo në tregun kinez.
 
Vendimi i Renzit reflekton gjithashtu imazhin që ai vazhdimisht përpiqet të portretizojë veten, se ai është një lider dinamik dhe fytyra e Italisë moderne.
 
Dhe në fakt, ai e ka përdorur shpesh modën për të bërë qëndrime publike, që nga koha kur dhuroi xhaketën e tij të lëkurës për revistën “Chi” në periudhën që ishte kryetar i Bashkisë së Firences e deri tek look-u i tij me xhinse dhe pa kollare që u shndërrua në simbol të dëshirës së tij për të tronditur kastën politike italiane.
 
Vitin e kaluar Renzi u kritikua nga e përditshmja prestigjoze “Corriere della Sera” se kishte veshur një palë pantallona tepër të shkurtra, që i ekspozonin çorapet e tij ngjyrë blu gjatë një takimi me presidentin e Filipineve.
 
Ndërsa në 2014-ën pati mundësinë të marrë disa këshilla mode nga stilisti italian Giorgio Armani, i cili pati thënë se Renzi, që e përshkruante si të adhurueshëm, duhej të mbante kollare dhe të kontrollonte lëvizjet e tij të duarve.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

55 mln euro të çuara dëm? Barcelona nuk regjistron dot Dani Olmon

55 mln euro të çuara dëm? Barcelona nuk regjistron dot Dani Olmon