Kriza politike, Kryeministri italian Conte i dorëzon dorëheqjen presidentit Mattarella (VIDEO)

Kryeminstri talian Giussepe Conte i ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën për dorëheqje, presidentit Sergio Mattarella. Ndërkohë më parë në një takim të mbajtur paradite që zgjati 30 minuta, Conte u ka komunikuar ministrave dorëheqjen dhe i falenderoi për punën e tyre të palodhshme në 30 muajt e qeverisjes së tij. Aleatët e Conte e mbështesin kryeministrin, ndërkohë që Italia Viva mbetet kompakte. Forza Italia kërkon "bashkimin kombëtar", ndërsa për Salvinin "ajo që ndodh është vulgare dhe e neveritshme".

Konsultimet me kreun e shtetit, Sergio Mattarella, nuk do të fillojnë deri të Mërkurën.  Pasi të pranojë dorëheqjen e Conte dhe pasi ka biseduar me përfaqësuesit e grupeve të ndryshme parlamentare, presidenti mund të vendosë nëse do t’i japë një mandat  të ri Conte ose një figure tjetër institucionale. Në rast të ri-emërimit të Conte ai gëzon mundësinë e refuzimit të kërkesës.

Në rast se Mattarella konstaton pamundësinë e krijimit të një qeverie të re, si një mundësi të fundit ai mund të shpërndajë Dhomat dhe  të çojë vendin në zgjedhjet e reja .

Pas zyrtarizimit të dorëheqjes së Conte, qeveria do të mbetet në drejtim vetëm për çështje të rëndësishme. Këto përfshijnë nxjerrjen përfundimtare të dekreteve ligjore në raste nevoje dhe urgjence. Kriza qeveritare bllokon në mënyrë efektive të gjithë veprimtarinë parlamentare, duke përjashtuar ato në lidhje me aktet urgjente. 

Conte i mbijetoi një votëbesimi në të dyja dhomat e parlamentit, javën e kaluar, pasi ish kryeministri Matteo Renzi, shkaktoi një krizë politike duke tërhequr partinë e tij të vogël Italia Viva nga koalicioni qeverisës. Sidoqoftë, votëbesimet e lanë Conten me një shumicë të vogël dhe ai nuk mundi të forcojë mbështetjen. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër, sekuestrohen 37 mijë e 336 kubikë me fidanë kanabisi, një në pranga dhe një në kërkim

Shkodër, sekuestrohen 37 mijë e 336 kubikë me fidanë kanabisi, një në pranga dhe një në kërkim