Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë vizitës së tij në Angli, u ka bërë thirrje për vendosje sanksionesh të ngjashme me ato të SHBA-së kundër Iranit edhe nga vende të tjera.

Netanyhan e ka bërë këtë apel gjatë takimit të zhvilluar me kryeministren britanike, Theresa May.

"Irani synon të asgjësojë Izraelin, të pushtojë Lindjen e Mesme, ai kërcënon Evropën, kërcënon Perëndimin, kërcënon botën. Ai bën provokim pas provokimi", është shprehur kryeministri i Izraelit.

Deklarata e Netanyahu, vinë pak ditë pas vendosjes së sanksioneve të reja të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër Iranit, ku shkak i këtyre sanksioneve ishte kryerja e një prove të një rakete balistike.

Kryeministri i Izraelit, është një kundërshtues i marrëveshjes për programin bërthamor të Republikës së Iranit, të arritur në vitin 2015 mes Irani-ir dhe fuqive botërore.

Gjithashtu edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është kritik ndaj marrëveshjes së vitit 2015.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com