Kryeministri japonez, Shinzo Abe,
kryen vizitë në Pearl Harbo

Kryeministri japonez, Shinzo Abe,<br />kryen vizitë në Pearl Harbo
Kryeministri japonez, Shinzo Abe, ka vizituar bazën ushtarake të Pearl Harbor, ku në vitin 1941 gjatë një sulmi të forcave ajrore japoneze humbën jetën 2.300 ushtarë amerikan.

Abe ka ofruar si kryeministër i Japonisë ngushëllimet e tij për të gjithë viktimat e luftës që kanë humbur jetën në bazën ushtarake të Pearl Harbor.

“Si kryeministri i Japonisë, ofroj ngushëllimet më të sinqerta për të gjitha jetët e humbura. Ne nuk duhet t’i përsërisim më horroret e luftës dhe populli japonez është zotuar që diçka e tillë mos të ndodh më kurrë”, është shprehur Abe.

Gjatë vizitës së tij në bazën ushtarake, Shinzo Abe, është shoqëruar nga presidenti, Barack Obama,.

Më herët presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, ka kryer një  vizitë në Hieroshima, qyteti ku rreth 150 mijë njerëz humbën jetën pas lëshimit nga ana e SHBA-ve të një bombe atomike.

Obama gjithashtu u bë presidenti i parë i Amerikës në shërbim, që vizitoi këtë qytet të Japonisë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 4% më shumë nga 14 Maji 2023

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 4% më shumë nga 14 Maji 2023