Kryeministri kanadez, Justin Trudeau: Do të nënshkruaj marrëveshje vetëm nëse është në favor të Kanadasë

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau: Do të nënshkruaj marrëveshje vetëm nëse është në favor të Kanadasë

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau bëri premtimin në ditën e sotme se do të mbrojë sektorin e naftës kanadeze në rinegocimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut.

Ai  gjithashtu paralajmëroi se do të nënshkruajë marrëveshje me SHBA-në dhe Meksikën, vetëm nëse është e mirë për Kanadanë.

Ne do të punojmë në mirëbesim, në mënyrë konstruktive por do të nënshkruajmë marrëveshje vetëm nëse është në favor të Kanadasë. 

                  Justin Trudeau

Është shpreh ai gjatë një komunikate për shtyp në periferi të Montrealit.

Gjithashtu, Justin Trudeau sqaroi se ekipi i tij negociues, i drejtuar nga ministrja e Punëve të Jashtme, Chrystia Freeland ndodhet aktualisht në Uashington për të shqyrtuar në detaj progresit të arritura mes SHBA-së dhe Meksikës. Ai bëri me dije edhe për arritje shumë pozitive në industrinë e automjeteve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni