Donald Trump “do të na thyejë” por "ne nuk do ta lejojmë". Kështu tha Mark Carney kryeministri kanadez gjatë konferencës për shtyp ku dhe konfirmoi datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ardhshme, të cilat do të mbahen më 28 prill.
Carney njoftoi shpërndarjen e Parlamentit dhe thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme federale, pas takimit me Guvernatoren e Përgjithshme Mary Simon sot (23 mars).
Në fjalimin e tij publik jashtë Rideau Hall në Otava, Carney nuk la pa përmendur edhe tensionet e vazhdueshme me Shtetet e Bashkuara.

“Presidenti Donald Trump pretendon se Kanadaja nuk është një vend i vërtetë. Ai dëshiron ‘të na thyejë’, në mënyrë që Shtetet e Bashkuara të na zotërojnë. Ne nuk do ta lejojmë këtë të ndodhë, "tha ai, duke theksuar nevojën për një "mandat të fortë" për të adresuar atë që ai e quajti krizën më të rëndësishme për vendin.
Kemi kapërcyer tronditjen, tronditjen e tradhtisë, por nuk do ta harrojmë kurrë mësimin. Duhet të kujdesemi për veten. Duhet të kujdesemi për njëri-tjetrin", shtoi ai.
Liberal Carney, një ish-guvernator i Bankës së Kanadasë dhe Bankës së Anglisë, u emërua kryeministër më 14 mars, duke pasuar Justin Trudeau . Pavarësisht mungesës së përvojës së drejtpërdrejtë politike, Carney gëzon një reputacion solid në fushën ekonomike.
Prej javësh, tensionet e forta kanë vazhduar mes Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara, pas ambicieve të presidentit amerikan Trump, i cili ka deklaruar vazhdimisht synimin e tij për ta bërë vendin fqinj një shtet të ri të SHBA-së, duke nisur një " luftë" tarifash doganore me paralajmërime të tilla si "Unë do të mbyll industrinë e automobilave në Kanada" .
Carney tani ka nevojë për një mandat të fortë . Ish-bankieri u zgjodh nga Partia Liberale centriste për të zëvendësuar Justin Trudeau si kryeministër, por nuk është përballur kurrë me elektoratin kanadez.
Prandaj është nevoja për një votim të hershëm, krahasuar me atë që ishte planifikuar, tetorin e ardhshëm. Në pushtet për një dekadë, qeveria liberale kishte rrëshqitur në një mospopullaritet të thellë, por Carney shpreson të kalojë një valë patriotizmi kanadez për të fituar një shumicë të re, shkruan Corriere.
Xh.K/Shqiptarja.com“Ne duhet të ndërtojmë ekonominë më të fortë në G7. Ne duhet të merremi me tarifat e Presidentit Trump. Kanadezët meritojnë të zgjedhin se kush duhet ta udhëheqë këtë përpjekje për vendin tonë”, tha ai.
Komente

