Kryeministri kanadez përshëndet në 
gjuhën islame: Es selamu alejkum!

Kryeministri kanadez përshëndet në <br />gjuhën islame: Es selamu alejkum!
Es selamu alejkum! Me këtë përshëndetje e hap  video mesazhin e tij, Justin Tradeau,lideri i Partisë Liberale të Kanadasë drejtuar myslimanëve. Me rastin e festivalit që po mbahet në Misisaga, kryeministri Tradeau uron të gjithë myslimanët për organizimin kulturor dhe bukurinë që po i falin Kanadasë. Në fjalën e tij ai shpreh dëshirën për të qenë me ta për  të festuar artin dhe gostinë e myslimanëve. E mesa duket ky mesazh është mirëpritur nga komuniteti mysliman në të gjithë botën duke e cilësuar si një lider të drejtë edhe pse i përket një besimi tjetër.

“Jam i lumtur që po flas me ju tani. Festivali mysliman është mundësi e mirë për të gjithë kanadezët. Për të zbuluar një kulturë të pasur të myslimanëve në raport me shokët familjen dhe fqinjët. Si një baba i tre fëmijëve jam falënderues për organizimet sikurse ky që vë në shënjestër pasurinë ,shumëllojshmërinë kulturore në shtetin tonë të bukur.”- u shpreh në mesazhin e tij Tradeau.

Ai bën thirrje që t’i jepet fund politikës së përçarjes dhe frikës çka i bën kanadezët të ndihen të padëshiruar në shtetin e tyre. Kryeministri  garantoi se të gjithë kanadezët do të kenë mundësi për sukses duke siguruar një shoqëri të barabartë.

Duke falënderuar organizatorët, vullnetarët  që bënë të mundur manifestimin në Misisaga Tradeau e mbyll mesazhin e tij duke bekuar të gjithë të pranishmit. "Paqja, Bekimet qofshin me ju!"
 
 

Kryeministri i ri i Kanadasë përshëndet muslimanët me përshëndetjen islame: Selam Alejkum.

Posted by Mesazhi.com on 2015-10-28


Video mesazhi i plotë
Përshëndetje miq unë. Jam Justin Tradeau,lideri i Partisë Liberale të Kanadasë. Do të dëshiroja të isha me ju në manifestimet që po mbahen në Misisaga, artin dhe gostinë e myslimanëve aty. Jam i lumtur që po flas me ju tani. Festivali mysliman është mundësi e mirë për të gjithë kanadezët. Për të zbuluar një kulturë të pasur të myslimanëve në raport me shokët familjen dhe fqinjët. Si një baba i tre fëmijëve të ri jam falënderues për organizimet sikurse ky që vë në shënjestër pasurinë ,shumëllojshmërinë kulturore në shtetin tonë të bukur.

Asnjë parti nuk  është më e bindur drejt një shoqërie të barabartë dhe garantoj  që të gjithë kanadezët do të kenë mundësi për sukses. Së bashku të gjithë do të ngrihemi kundër një politike të frikës dhe përçarjes që i bën disa kanadezë të ndihen të padëshiruar në shtetin e tyre ose të huaj. Ne do të ecim përpara bashkë sikurse kemi ecur gjithmonë në të mirë dhe në kohë të vështirësive.  Në emër të partisë liberale të Kanadasë do të dëshiroja t’i falënderoja organizatorët, vullnetarët dhe të pranishmit të cilët e bënë këtë manifestim të mundur dhe dua t’ju uroja të gjithë të mirat dhe atyre që morën pjesë në këtë manifestim.

Paqja, Bekimet qofshin me ju!

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë