Kryeministri kinez Li Kequiang i ka cilësuar produktive, bisedimet me homologun e tij indian Manmohan Singh në New Delhi, ku dy fqinjët aziatikë po përpiqen për të forcuar besimin e ndërsjelltë dhe thellimin e bashkëpunimit mes tyre. India ka pasur prej disa dekadash mosmarrvëshje në kufirin e saj me Kinën, respektivisht në Ladakh.
Të dy udhëheqësit kanë diskutuar lidhjet strategjike, mosmarrëveshjet kufitare dhe masat për përmirësimin e tregtisë dypalëshe.
Dy shtetet më të populluara të botës kanë pasur fërkime të shpeshta në dekadat e fundit në lidhje me rajonin kufitar të Himalayave, ku incidenti i fundit u ndez muajin e kaluar pasi India akuzoi trupat kineze për kalimin e kufirit Ladakh mes vendeve.
Edhe pse nuk ka pasur konflikte të armatosura, të dyja palët kanë vendosur trupa ushtarake dhe shpesh edhe brenda zonave të kontestuara. Të dy vendet kanë nënshkruar disa marrëveshje mbi tregtinë, bujqësinë, mjedisin dhe kulturën.
Kryeminsitri Li Kequiang i cili zgjodhi Indinë si vizitën e parë ndërkombëtare si kreu i qeverisë kineze pritet të udhëtojë të mërkurën drejt Pakistanit, pastaj në Zvicër dhe Gjermani.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com