MALI i ZI-Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, i ka bërë thirrje Rusisë dhe aleatëve të saj brenda vendit që të heqin dorë nga përpjekjet për të destabilizuar vendin të cilat kanë si objektiv parandalimin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.

"Ata që paralajmërojnë trazira në Mal të Zi apo jashtë tij duhet t'i mbajnë duart larg Malit të Zi" , është shprehur Markoviq.

Prokuroria ka kërkuar heqjen e imunitetit të dy liderëve të opozitës, Andrija Mandiq dhe Millan Knezheviq, të cilët dyshohen se janë të përfshirë  në grushtin e dështuar të shtetit gjatë vitit të kaluar.

Nga ana tjetër të dy liderët e opozitës malazeze kanë paralajmëruar nisjen e një lufte civile në Mal të Zi, për shkak të kërkesës së Markoviq për anëtarësimin e vendit në NATO.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com