Bashkimi mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk do të ishte ide e mirë, ka deklaruar kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev. Kryeministri maqedonas tha se ardhmja nuk është bashkimi i Shqipërisë me Kosovën, por integrimi evropian.
“Një Evropë pa kufij në të cilën njerëzit bashkëpunojnë dhe komunikojnë dhe jam i bindur se këto ide janë nga individët që janë pakicë dhe s’kanë të ardhme”, tha ai.
Duke theksuar edhe njëherë rëndësinë e MiniSchengenit për rritjen e bashkëpunimit rajonal.
Sipas tij, nëse ka bashkëpunim më të madh rajonal, Evropa do t’i respektojë më shumë shtetet e Ballkanit.
Ai shprehu besimin se çështjet e tjera që mundojnë rajonin do të kapërcehen përmes dialogut.
"Nuk është e lehtë të gjesh një zgjidhje, unë kalova në disa procese të vështira - ligjin për përdorimin e gjuhës në Maqedoninë e Veriut, kalova një marrëveshje me Bullgarinë, Marrëveshjen e Prespës me Greqinë, emri kushtetues i vendit ndryshoi dhe nuk është e lehtë, kjo është me të vërtetë e vështirë. Në mënyrë që Serbia, Kosova dhe vendet e tjera të mposhtin të gjitha sfidat e tyre duhet ta bëjnë atë përmes dialogut, diplomacisë, miqësisë, "thotë Zaev.
Diskutimet për bashkimin kombëtar mes shqiptarëve nisën që nga fushata për zgjedhjet e fundit nga aktorë të shumtë në Kosovë. Pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje, lideri i saj Albin Kurti u shpreh se aktualisht një gjë të tillë e pamundëson Kushtetuta e Kosovës.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
67.8%
-
Të gabuar
22.2%
-
Nuk kam mendim
10%
Vota total: 1067
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë, gjoba për gjuhën denigruese në fushatë/ I thanë Kurtit, Hitler! LDK gjobitet me 20 mijë euro, 3 mijë për replikën e Kryeministrit 'LËDËKYHI'
16 Janar, 12:55
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Kosova mbyll institucionet paralele serbe në 10 komuna, Ambasada e SHBA-së: Në kundërshtim me këshillat tona, mund të minohet e ardhmja euro-atlantike
15 Janar, 15:46
-
Kosovë/ Vrasja e Liridona Ademajt, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe 3 personave të tjerë
15 Janar, 10:53
-
Takimi i parë në Bruksel i Komisionit të përbashkët Kosovë-Serbi për të pagjeturit
15 Janar, 09:40
-
Kosova mbyll institucionet paralele serbe në 10 komuna! Petkoviç braktis takimin në Bruksel
15 Janar, 09:33
-
Kosovë, 26 vjet nga masakra e Reçakut! Krerët e shtetit homazhe në kompleksin memorial, i pranishëm edhe ish-diplomati amerikan Walker
15 Janar, 08:44
-
Enver Robelli: 14 ditë në Kosovë dhe një ditë në Shkup
14 Janar, 18:40
-
EULEX-i përforcon njësitin policor të specializuar në Kosovë
14 Janar, 15:36
-
Komisionerja për Zgjerimin: Presim lëvizje në Kosovë pas zgjedhjeve
14 Janar, 13:15
-
Spahiu: Lideri historik dhe krijues i shtetit të Kosovës është Rugova dhe jo Albin Kurti
13 Janar, 23:02
-
Shefi i NATO-s pret që zgjedhjet në Kosovë të mos ndikojnë në destabilizimin e situatës
13 Janar, 18:06
ORE TE NA BASHKOHET MËMA E TË NGREMË DOLLINË....SA PER KET TRAP MAQEDONSI,I ÇIK IA TREGOJME SHTEGUN PER NE BULLGARISTAN.
Përgjigju