‘Kryeministri më hajvan në histori’, ofendoi Albin Kurtin, komentatori: E bëra me vetëdije! Më pezulluan nga puna, por do pranoj secilën masë, jam i pastër si loti

‘Kryeministri më hajvan në histori’, ofendoi Albin Kurtin, komentatori: E bëra me vetëdije! Më pezulluan nga puna, por do pranoj secilën masë, jam i pastër si loti

Albin Kurti dhe Andin Lokaj

Komentatori, Andin Lokaj, gjatë ndeshjes Juventus-Inter mbrëmjen e së dielës (16 shkurt) e cilësoi Albin Kurtin s kryeministrin më hajvan në histori.

Pas kësaj situate e cila u bë mjaft virale në rrjetet sociale Lokaj ka ka sqaruar situatën në një intervistë për ‘Shqipëria Live’, duke theksuar se e ka bërë me vetëdije, pasi kompania dhe stafi i saj, Albin Kurti e kishte sulmuar gjatë zgjedhjeve.

“Ata që më njohin e dinë shumë mirë çfarë personi kam dhe nuk kam asgjë kundër askujt, kjo ka qenë për kompaninë dhe punëtorët e kompanisë që gjatë zgjedhjeve janë sulmuar.

Kjo për secilin njeri është e papranueshme. Kam respekt për të gjithë dhe e pranoj që nuk ka qenë aspak e mirë ajo që kam bërë megjithatë kjo është bërë shkaku i respektit të kompanisë së pari dhe punëtorëve që punojnë për të, e cila vazhdimisht është sulmuar, nuk e di përse, nga Albin Kurti.

E kam bërë me vetëdije. Nga puna jam pezulluar, por unë do pranoj secilën masë, jam i pastër si loti. Pas mbarimit të pjesës së parë mu dha urdhër që të mos vazhdoj në pjesën e dytë dhe unë e mora me shumë sportivitet”, tha Lokaj në një intervistë për ‘Shqipëria Live’.

Më tej ai tha se kërkon falje për këtë shqetësim, teksa shtoi se zgjodhi fjalën 'hajvan', pasi Albin Kurti e kishte përdorur gjatë fushatës elektorale.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mili: 20/02/2025 06:34

    Mire ta kan bo qe te kan largu, se e ki vendin me nejt te magjupt. Boll plak po dukesh kshtu por mendt i paske si 1 vjeq fmija.

    Përgjigju
  • Besnik: 19/02/2025 18:32

    More Andin Boll mir i ke than ky.minister i.kosovs e fol at fjal e ka Ni krejt bota Edhe ti ja ki kthy su ba kiameti ti vazhdo komentona lojt mundesisht Kur lun Arsenali tu kisha lut je Ma i mir

    Përgjigju
  • Adi: 19/02/2025 08:31

    Befasohem si ka mundësi me ndëgju dikush këtë ulërues! Një zhurmues që nuk di shqip, kokrra e analfabetit..... Turp

    Përgjigju
  • Gjergj: 18/02/2025 18:58

    Lokaj, nuk èshtè vetèm ky palaçollèk qè ndodhi gjatè ndeshjes Juve-Inter. E ka bèrè edhe herè tè tjera, e ka bèrè edhe me shprehje haluçinante kundèr nesh, shqiptarève tè Shqipèrisè nè pèrgjithèsi. Edhe atèbotè,,komentonte njè ndeshje shpresash Shqipèri-Kosovè. Lokaj èshtè njè paçavure njerèzore, njè njeri pa shtyllè kurrizore. A komenton mè ai apo jo, LESH ME QIME.

    Përgjigju
    • Qazo: 19/02/2025 18:26

      Albin Kurti eshte llumi me i madh qe ka patur Kosova. Asgje nuk i ka thene thjesht e ka lavderuar.

    • Kadri: 19/02/2025 10:17

      Ky esht një analfabet,edhe pse nuk e don dikon duhet te përmbahet nga fjalet,edhe Ridvan ymeri ne tv deklaronte haptas që I don ata ne hanno,por kurr nuk e tha ni fjal per te bëmat e tre.Edhe klani nnuk e njeh R.e kosoves pasi esht media e Beogradit,kan ber glorifikimin e kriminelve,me 24 shtatore 2023,tv se lokaj, që esht tv serb,po te kishte Prokuror te paster,lokaj ishte prapa grilave.po ti kish thon thaqit kto fjal se kish pa dall'inizio me sy

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: PD t’i thotë shqiptarëve pse refuzoi numërimin elektronik, por vendosi me komisionerë? Forcat e mëdha s'e shkrijnë dot SPAK-un

Spahiu: PD t’i thotë shqiptarëve pse refuzoi numërimin elektronik, por vendosi me komisionerë? Forcat e mëdha s'e shkrijnë dot SPAK-un