Kryeministri Mustafa: Nuk do të ketë
 marrëveshje të re me Malin e Zi

Kryeministri Mustafa: Nuk do të ketë<br /> marrëveshje të re me Malin e Zi
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se në asnjë mënyrë nuk do të ketë marrëveshje të re për demarkacionin me Malin e Zi, pasi që sipas tij, kjo do të nënkuptonte që Kosova të shpallë pavarësinë e saj edhe një herë, raporton “Zeri.info”.

Sipas kreut të ekzekutivit, duhet të sqarohet një herë e mirë se në cilat dokumente Kosova ka shpallë pavarësinë e saj dhe se në çfarë mënyre është definuar kufiri i saj.

“Nëse ne ja qartësojmë vetit se në cilat dokumente Kosova ka shpallë pavarësinë e saj dhe si është definuar territori i republikës së Kosovës me ato dokumente ato mendojë se në pikëpamje shkencore por edhe në pikëpamje politike dhe profesionale është lehtë të gjendet një zgjidhje dhe në qoftë se dalim jashtë asaj atëherë është problem ta gjemë zgjidhjen sepse zgjidhja është problem të kërkohet në vitet 1921 të shekullit të kaluar ose 1930 ose 1940 ndërkaq ne e kemi shpallë pavarësinë në dokumentet të pakos së Ahtisarit dhe që janë të lidhura me vitin 2008 me dialogun e vitit 2006 dhe 2007 në vijën dhe me aneksin e tete të pakës së Ahtisarit dhe mendoj se kjo duhet të qartësohet me një vullnet të mirë të gjithëve”, ka deklaruar Mustafa, raporton “zeri.info”.

Ai po ashtu ka thënë se, nuk mund të ketë marrëveshje të re me Malin e Zi sa i përket demarkacionit.

“Hapësirë për marrëveshje të re është problem me gjet, sepse nuk ka hapësirë për shpallje të re të pavarësisë së Republikës së Kosovës.  Pavarësia e sa j u shpall vetëm një herë duke u zotuar se do të zbatojmë pakon e Atisarit dhe të gjitha pikat e deklaratës së pavarësisë dhe Kushtetutën e kemi bërë në bazë të pakos së Ahtisarit dhe tash kufijtë ti caktojmë me kritere të tjera”, ka deklaruar Mustafa.

Këto komente, kreu i ekzekutivit i bërë gjatë viztës së tij në Ndërmarrjen Publike “KOSTT”.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kryeparlamentarja e Sllovenisë uron Spiropalin: Jam e bindur se do zbulojmë rrugë të reja për të rritur bashkëpunimin

Kryeparlamentarja e Sllovenisë uron Spiropalin: Jam e bindur se do zbulojmë rrugë të reja për të rritur bashkëpunimin