PRISHTINË, 16 Shkurt /ATSH/.-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, zhvilloi të hënën një vizitë punë në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI).
Kreu i Qeverisë së Kosovës është takuar me drejtorin e AKI-së, Agron Selimaj.
Burimet zyrtare të Kryeministrisë bënë të ditur se Kryeministri Mustafa diskutoi me drejtorin Selimaj dhe stafin e AKI-së, ku dhe i ofroi mbështetjen e qeverisë për punën dhe angazhimin e tyre për sigurinë e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës./b.j/a.gjonaj/f.n/