Kryeministri: U kryen krime
me legalizimet, do hetohen
Mazhoranca ka miratuar dje me votat e saj ligjin për legalizimet. Opozita braktisi sallën e Kuvendi pas përfundimit të diskutimit për çështjen e trafikut të drogës duke mos marrë pjesë në diskutimin e ligjit për legalizimet.
TIRANE- Mazhoranca ka miratuar dje me votat e saj ligjin për legalizimet. Opozita braktisi sallën e Kuvendi pas përfundimit të diskutimit për çështjen e trafikut të drogës duke mos marrë pjesë në diskutimin e ligjit për legalizimet. Por edhe pse opozita është larguar nga salla, diskutimi i draftit vijë nga vetë mazhoranca e cila theksoi se ky ligj tani më zgjidh një herë e përgjithmonë çështjen e legalizimeve në vend.
RamaKryeministri Edi Rama në fjalën e tij nga aula e Kuvendi akuzoi ish-qeverinë demokrate se ka shkelur ligjin me procesin e legalizimeve. Madje kreu i qeverisë theksoi se në Prokurorinë e Përgjithshme janë një sërë dosjes për ish-drejtuesit e ALUIZN-it të cilët sipas tij, janë një organizatë kriminale e cila ka kryer një krim ekonomik. “Ne sot presim që Prokuroria të hetojë, sepse dera e ALUIZN-it zuri derën e dikurshme të ambasadave, sepse njerëzve nuk iu ndanë kurrë radhët dhe prisnin që Shabani t’u jepte “vizën”. 200-500 lekë rojës që të hyjë brenda, por nuk e kaloje dot hyrjen, se dosjen duhej ta lije tek dera. Hapja dhe mbyllja e dosjes, 500-1000 lekë të reja; për matjet në terren ngrihet situata me 1000 lekë të reja; pastaj kishte një urdhër përfshirje apo ngecje procedurash kaloje në 1000 – 2000 euro dhe marrja e dokumentit të legalizimit ishte goditja e madhe, 10-20 mijë euro. Kurse në dosjet e rëndësishme kishte tarifa të posaçme, që kishin të bënin me atë të qytetit Studenti. 700 familje atje, votues të hekurt të Berishës, por vetëm një pallat i legalizuar”,- tha Rama.
Krahas kësaj, kryeministri Rama listoi një sërë shkeljes të bëra nga PD në ditët e fundit kur ishte në qeverisje në procesin e legalizimeve. Konkretisht kryeministri theksoi se në datën 30 shtator 2013, kur PD kishte ikur nga pushteti, ish-drejtori i ALUIZN-it ka firmosur 200 kontrata pune vetëm për të sabotuar punën e institucionit në të ardhmen. Krahas kësaj Rama theksoi se në qendër të Tiranës janë bërë legalizime pallatesh për 24 orë duke shkelur ligjin. “Një zyrtar i lartë mbaron punë nga data 18 deri në 19 shtator; madje, deri në natën e fundit para se të dilnin nga zyrat, kanë legalizuar 800 objekte brenda 24 orësh. I vetmi ndërtim që legalizohet në 30 gusht 2013 në mes të qindra shtëpive, është një pallat në mes të një zone që historikisht ka votuar Saliun, tek qyteti Studenti. Tjetër, deri në orën e fundit të natës së shtatorit 2013, para se të linin zyrat, kanë legalizuar 80 objekte të dyfishuar mbi lejet e dhëna”,- tha kryeministri.
Redaksia Online(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.7%
-
Jo
62.4%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 2875
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, rrezikohen banesa! Zjarrfikësit në luftë më flakët, bllokohet aksi Milot-Laç (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46
-
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
29 Nëntor, 21:18