BURREL - Kryeministri Berisha ka lënë paradite, qytetin e Klosit dhe i është drejtuar atij të Burrelit, për të përmbyllur fushatën elektorale edhe në këtë qytet. Ai ka premtuar shumë investime në infrastrukturë dhe u zotua se "do të bëjmë gjithçka për të hapur furrnaltën e kromit dhe rritur kapacitetin shkrirës."
Ai ju drejtua mbështetësve të tij me fjalët: "Të bashkohemi sëbashku me 23 qershor për të bërë Matin një rreth të zhvilluar, për të zhvilluar Matin në lartësinë e ëndrrave të bukura të matjane, për të përfunduar Rrugën e Arbërit, rrugën e Qafë Shtamës, rrugën Klos-Rrëshen, rrugën drejt Macukullit dhe çdo rrugë në gjithë këtë rreth. Bashkohuni me ne për të ndërtuar ujësjellësa, kanalizime dhe infrastrukturë moderne, për matjanët kudo që banojnë.
Për të rritur rrogat e ulëta në 350 dollarë, pensionet e ulëta në 150 dollarë, rrogat e mësuesve në 700 dollarë, rrogën mesatare në 700 dollarë, për të dyfishuar pagesën e papunësisë, për të rritur në 50 përqind ndihmën ekonomike për të ecur drejt mirëqenies. Bashkohuni me ne për të shndërruar pasuritë e mëdha tuaja kromin, ujërat në vlera të vërteta për ju,"- theksoi Kryeministri.
KLOS, BERISHA ZOTOHET TE NGREJE FURRNALTEN DHE PERFUNDOJE RRUGEN E ARBRIT
Kreu i Qeverisë dhe kryetari i PD-së Sali Berisha mbylli sot paradite fushatën elektorale në qytetin e Klosit, një qytet mineral në të cilin përveç investimeve në bujqësi dhe infrastrukturë, garantoi investimet edhe për minierën.
"Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për punësimin e qytetarëve të Klosit dhe të mbarë Shqipërisë, të rrisim bizneset duke ulur taksat, të shtojmë subvencionet për fermat, të trefishojmë grantet, të ndërtojmë infrastrukturë moderne në të katër anët e Klosit, Matit dhe të gjithë Shqipërisë,"- tha Kryeministri.
4 vitet që vijnë do të ndërtojmë për Klosin, Matin Dibrën dhe mbarë Shqipërinë, sistemin vaditës më të mirë, do të shfrytëzojmë të gjitha potencialet turistike të Klosit, Matit dhe
të gjithë Shqipërisë. Burimet tuaja të mëdha natyrore do të shndërrohen në vlera për ju, studimet perspektive dëshmojnë rezerva kolosale të kromit në malet e Klosit dhe të Bulqizës.
Do të bëjmë gjithçka për të hapur furrnaltën e kromit dhe rritur kapacitetin shkrirës. Fabrika e pasurimit është një ndër më të mëdhatë dhe ajo do të punësojë një numër të mirë punëtorësh. Në rrethin e Matit dhe të Bulqizës janë për tu ndërtuar me dhjetëra HEC të cilat edhe këto punësojnë me mijëra punëtorë , teknikë dhe inxhinierë. Pra ne përpiqemi të krijojmë fronte ne në të gjitha drejtimet dhe ne jemi të sigurtë se në 4 vitet që vijnë punësimi do të jetë shumë më i madh.
Vota juaj për Partinë Demokratike është votë për integrimin e Shqipërisë në BE dhe kjo është e ardhmja më e mirë për çdo qytetar shqiptar. Gjatë muajve që vijnë pas fitores ne do të marrim statusin e kandidatit dhe më pas do të hapim negociatat me Be. Pra e gjithë përpjekja jonë së bashku me ju është që Klosi të jetë një qytet dhe një zonë e zhvilluar, që Mati të jetë një rreth i zhvilluar, që Shqipëria të jetë një vend i zhvilluar.
Unë ju ftoj ju të bashkohemi me ne në fitoren e 23 qershorit se është votë për veten tuaj , është votë për një infrastrukturë moderne në Klos. Ne po ndërtojmë në të 4 anët e kësaj zone. Ju garantoj se rruga e Arbrit bashkë me boshtin e Jugut janë dy projekte që në mënyrë absolute do të përfundojnë gjatë 4 viteve që vijnë.
Por ndërkohë po ecim edhe drejt Qafë Shtamës dhe drejt Rrëshenit, faktikisht po bëhet një nyje jashtëzakonisht e rëndësishme transporti. Do të ndërtojmë ujësjellës në të gjitha fshatrat. Ndaj dhe le të votojmë së basku për një punësim më të madh, për një mirëqenie më të madhe, për zhvillimin e Klosit dhe të Shqipërisë, për integrimin e Klosit dhe të Shqipërisë në BE.
E gjithë Shqipëria pret nga ju gratë, burrat e Klosit, Matit e këtij qarku 5 mandate në parlament. Ju jap fjalën se me Bedri Hoxhën, Dhurata Çupin, Ekrem Spahinë, Shfrefedin Shehun, Roland Ketën, do të bëjmë realitet çdo projekt për ju.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

“Do ndërtojmë autostradën Kavajë-Tiranë në 4 vitet që vijnë"