Izraeli thirrje shtetasve të tij: Shmangni aktivitetet kulturore e sportive jashtë vendit! Netanyahu: Në 5 ditë kam folur me Trump 3 herë në telefon, e shohim kërcënimin iranian

Izraeli thirrje shtetasve të tij: Shmangni aktivitetet kulturore e sportive jashtë vendit!  Netanyahu: Në 5 ditë kam folur me Trump 3 herë në telefon, e shohim kërcënimin iranian

Benjamin Netanyahu

Izraeli u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që jetojnë jashtë shtetit hebre të shmangin aktivitetet kulturore dhe sportive, pas sulmeve të javës së kaluar ndaj tifozëve izraelitë të futbollit, në Amsterdam.

Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu, Izraeli tha se është i vetëdijshëm se grupet pro-palestineze jashtë vendit synojnë të dëmtojnë izraelitët në qytetet në Holandë, Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Belgjikë dhe të tjerë.

Televizioni “al Arabiya” raportoi se Salim Ayash, një komandant i lartë ushtarak i Hezbollahut, i dënuar për vrasjen e kryeministrit libanez Rafik al Hariri në vitin 2005, u vra në një sulm izraelit disa ditë më parë në Siri.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se që nga zgjedhjet presidenciale në SHBA, të cilat u zhvilluan më 5 nëntor, ka folur 3 herë në telefon me republikanin Donald Trump, i cili u zgjodh për të dytën herë në krye të Shtëpisë së Bardhë.

"Në ditët e fundit kam folur tre herë me Presidentin e zgjedhur Donald Trump. Ishin biseda të bukura dhe shumë të rëndësishme. Bisedimet synonin forcimin e mëtejshëm të aleancës së fortë midis Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara. Ne e shohim kërcënimin iranian ballë për ballë në, të gjithë përbërësit e tij dhe rrezikun që ai sjell”,- tha Netanyahu përmes një videoje.

Gjithashtu, presidenti izraelit, Isaac Herzog do të pritet nga presidenti Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë të martën e ardhshme (12 Nëntor 2024). Kjo është bërë e ditur nga zyra e presidentit izraelit.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:02
Ministri izraelit i Mbrojtjes: Kemi mundur Hezbollahun, eliminimi i Hassan Nasrallah ishte arritja kurorëzuese

1731269065_KATZ.jpg

Israel Katz

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz tha të dielën se vendi i tij ka mundur Hezbollahun dhe se eliminimi i liderit të tij Hassan Nasrallah ishte arritja kurorëzuese.

"Tani është detyra jonë të vazhdojmë të bëjmë presion për të sjellë frytet e asaj fitoreje," tha Katz gjatë një ceremonie në ministrinë e jashtme të Izraelit.

Katz tha se Izraeli nuk është i interesuar të ndërhyjë në politikën e brendshme libaneze, por se ai shpreson që një koalicion ndërkombëtar do të përfitojë nga kjo mundësi politikisht dhe se Libani do t'i bashkohet vendeve të tjera në normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin.

Ora 19:50
Izraeli u bën thirrje shtetasve të tij të shmangin aktivitetet kulturore dhe sportive jashtë vendit, pas dhunës në Amsterdam

1730039275_6u6u6u6u.GIF

Benjamin Netanyahu

Izraeli u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që jetojnë jashtë shtetit hebre të shmangin aktivitetet kulturore dhe sportive, pas sulmeve të javës së kaluar ndaj tifozëve izraelitë të futbollit, në Amsterdam.

Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu, Izraeli tha se është i vetëdijshëm se grupet pro-palestineze jashtë vendit synojnë të dëmtojnë izraelitët në qytetet në Holandë, Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Belgjikë dhe të tjerë.

Presidenti francez Emmanuel Macron do të jetë i pranishëm në Stade de France të enjten në mbrëmje për ndeshjen e Ligës së Kombeve të Francës kundër Izraelit.

Njoftimi nga presidenca franceze vjen pas incidenteve të rënda në Amsterdam ndaj tifozëve izraelitë të Maccabi Tel Aviv, pas ndeshjes së Europa League, kundër Ajax.

Ora 18:44
Media: Vrasësi i kryeministrit libanez Rafik al Hariri, është eliminuar nga Izraeli

1731260839_image350x235cropped.jpg

Rafik al Hariri

Televizioni “al Arabiya” raportoi se Salim Ayash, një komandant i lartë ushtarak i Hezbollahut, i dënuar për vrasjen e kryeministrit libanez Rafik al Hariri në vitin 2005, u vra në një sulm izraelit disa ditë më parë në Siri.

Rafik al Hariri u vra më 14 shkurt 2005 kur një makinë bombë me një ton eksploziv shpërtheu pranë autokolonës që po e shoqëronte, në Bejrut.

21 persona të tjerë humbën ne jëtën në atë sulm terrorist.

Shtetet e Bashkuara kishin vendosur një shpërblim prej 10 milionë për kokën e Ayash.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 11:38

    Buxheti 2025, a duhet pranuar amendamenti i PD-së për minimumin jetik?



×

Lajmi i fundit

Presidenti i Iranit flet në telefon me presidentin Putin, në fokus zgjidhja e situatës në Siri! Turqia: Assad duhet të dialogojë me opozitën në vend

Presidenti i Iranit flet në telefon me presidentin Putin, në fokus zgjidhja e situatës në Siri! Turqia: Assad duhet të dialogojë me opozitën në vend