Kryeministri izraelit Benxhamin Netayahu ka mbledhur të gjithë ambasadorët të cilët shërbejnë në ato shtete të cilat kanë votuar në favor të vendimit së OKB, ku Këshilli i Sigurimit adoptoi një rezolutë, që kërkon t’i jepet fund ndërtimit të kolonive izraelite.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme izraelite. I vetmi ambasador që nuk do të tërhiqet është vetëm ai i SHBA. Rezoluta u miratua pasi Washingtoni abstenoi dhe nuk përdori veton për të mbrojtur Izraelin.
Pas votimit, kryeministri Netanyahu tha se Izraeli nuk do t’i bindet votës së Këshillit të Sigurimit. Sipas rezolutës, Izraeli duhet të ndalë ndërtimet në të gjitha territoret e pushtuara, përfshirë Jeruzalemin Lindor, pasi ato shkelin ligjin ndërkombëtar.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com