Ish-deputeti Spartak Braho është emëruar nga Rama në postin e këshilltarit të Kryeministrit. Ende nuk dihet me saktësi se për çfarë do ta këshillojë Braho kryeministrin.
/Shqiptarja.com
Ai ishte në pozicionin e 19 në listën e kandidatëve për deputetë të PS në Tiranë por nuk arriti të hynte në Kuvend. Spartak Braho mandatin e kaluar ka qenë deputet dhe anëtar i Kryesisë së LSI, por edhe Kryetar i Komisionit të Sigurisë, por në 25 qershor vendosi që përfundimisht të jetë pjesë e PS.
dy.b/shqiptarja.com










