TIRANE- Në tre vjetorin e masakrës së 21 janarit 2011, ku në demonstratën e madhe të opozitës së asaj kohe gjetën vdekjen nga plumbat e Gardës së Republikës katër njerëz të pafajshëm, është zhvilluar një ceremoni e thjeshtë përkujtimore. Sikurse edhe në dy vitet e kaluara 21 janari është kujtuar njësoj. Lule, muzikë funebre dhe një mesazh nga kreu i PS, njëherësh edhe kryeministër, në selinë kryeministrore, ku për herë të parë familjarët e viktimave kanë hyrë dhe kanë takuar kreun e qeverisë. Përpara familjarëve të viktimave, Rama theksoi vendosmërinë për të bërë drejtësi për 21 janarin duke thënë se do luftohet me çdo mjet ligjor që drejtësia të bëjë drejtësi.
Më pas kryeministri Rama dhe familjarët e viktimave kanë zbritur nga selia kryeministrore në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë kryeministrisë pikërisht aty ky tre vite më parë u qëllua nga Garda dhe u vranë 4 demonstruesit paqësorë. Kështu, i shoqëruar nga familjarë të viktimave, mes reshjeve të shiut kryeministri Rama me lule në dorë është drejtuar drejt vendeve ku u vranë protestuesit 3 vjet më parë, ku në nderim të tyre janë vendosur në bulevard 4 pllaka bronzi. Katër pllakat janë imitim i shtresës së bulevardit, pa ndonjë mbishkrim, por që u ideuan nga një grup artistësh shqiptarë e të huaj, me nismë të kryeministrit Rama.
Nuk është mbajtur asnjë fjalim, por në heshtje nën marshin funebër dhe nën nderimin e efektivëve të Gardës së Republikës, kryeministri, familjarët, ministrat, deputetët dhe qytetarë të tjerë kanë vendosur lule dhe janë përkulur me nderim para fotografive të Ziver Veizit, Hekuran Dedës, Aleks Nikës dhe Faik Murtajt, pikërisht në vendin ku kanë rënë më 21 janar. Të pranishëm në ceremoninë përkujtimore kanë qenë dhe aleatët e PS, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, nënkryetari e kreun e grupit të LSI Petrit Vasili, kreu i PDS Paskal Milo, ai i AAK Gjetë Ndoj etj, që janë bërë pjesë e kortezhit të njerëzve që kanë vendosur karafila të kuq, pranë fotografive të viktimave, të vendosura mbi pllakat përkujtimore prej bronzi, të bëra njësh me bulevardin.
Shkrimi u publikua sot (22.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com