Kryeministri Rama intervistë për televizionin serb N1

TIRANË, 17 Dhjetor /ATSH-Gjergji Mima/ - Kryeministri Edi Rama, gjatë qëndrimit të tij në Beograd, ka dhënë një intervistë për televizionin rajonal në gjuhën serbe N1.
Me anë të një postimi në rrjetin social "Facebook" , Kryeministri Rama thekson se disa prej temave të trajtuara në këtë intervistë që do të jepet nesër, ishin marrëdhënia e re me Serbinë, Kosova, rajoni, por edhe droni që u ngrit në 14 tetor në Beograd, gjatë ndeshjes mes përfaqësueseve të futbollit Serbi-Shqipëri.
"Intervistë në televizionin rajonal në gjuhën serbe N1 - Marrëdhënia e re me Serbinë, Kosova, rajoni, droni...Jepet nesër", shkruan Kryeministri Rama në postimin e tij.
Kryeministri Rama kryeson delegacionin shqiptar në Samitin Ekonomik dyditor Kinë-Europa Qendrore dhe Lindore, në Beograd, i njohur si Samiti 16+1 me pjesëmarrjen e kryetarëve të qeverive të 16 vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore dhe Kryeministrit të Kinës, Li Keqiang.
Në përbërje të delegacionit shqiptar është edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj dhe ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto./m.m/
 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mat/ I vuri zjarrin tokës, por u dogj dhe vetë, humb jetën në spital i moshuari