Kryeministri Rama në Gjermani
fton për investime Mercedes-Benz
Kretschmann: Vlerësojmë reformat

Kryeministri Rama në Gjermani<br />fton për investime Mercedes-Benz<br />Kretschmann: Vlerësojmë reformat
Kryeministri Rama gjatë vizitës së tij në Gjermani zhvilloi një bashkëbisedim me investitorë të automobilistikes të landit të Baden Wurttemberg-ut, në Mercedes-Benz Museum.

Kryeministri Edi Rama bëri një panoramë të zhvillimeve në Shqipëri, reformave ekonomike, fiskale dhe administrative, sikundër iniciativat në kuadrin ligjor për lehtësimin e klimës së bërjes biznes dhe investimeve.

Në takim u ftuan investitorët gjermanë që operojnë në këtë sektor për të eksploruar mundësitë e investimeve në Shqipëri, ku sistemi fiskal dhe kostot e punës janë përparësi. 

Po ashtu u ofrua e gjithë përkrahja e qeverisë shqiptare për suksesin e investimit në Shqipëri.

Ja çfarë shkruan Kryeministri Rama në faqen e tij në "Facebook", në lidhje me vizitën në Mercedes-Benz Museum
Në mjediset e muzeut fantastik të Mercedes-Benz me sipërmarrës të automobilistikes të landit të Baden Ëurttemberg-ut, për mundësitë e investimeve në Shqipëri. Reformat ekonomike, fiskale dhe administrative, si edhe klima e përmirësuar ndjeshëm e të bërit biznes po shënojnë impakt shumë pozitiv në vëmendjen e investitorëve të huaj.
rama
rama
rama
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

U kap gjatë natës në Skrapar, kush është 27-vjeçari i arrestuar për shtëpi bari në Angli dhe i deportuar në Shqipëri në vitin 2023

U kap gjatë natës në Skrapar, kush është 27-vjeçari i arrestuar për shtëpi bari në Angli dhe i deportuar në Shqipëri në vitin 2023