Partia Socialiste e Tiranës nis procesin e riorganizimit dhe rienergjizimit të strukturave të saj në kryeqytet. Në kuadër të këtij procesi, u zhvillua mbledhja e Asamblesë së Njësisë Administrative nr. 2 në Tiranë dhe prezantimi i ekipit drejtues për këtë njësi.
Kryetari i Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në takim ku ka folur për rienergjizimin e PS, intensifikimin e komunikimit me qytetarët për punët e kryera dhe ato që priten, për pagat, pensionet, ekonominë dhe masat që po merren nga qeveria në përgjigje të krizës së çmimit të naftës shkaktuar nga konflikti në Iran.
“Ne kemi rinisur punën në funksion të zgjedhjeve të vitit të ardhshëm. Siç e dini, ne fitoret tona i projektojmë dhe përgatisim duke marrë kohë dhe shumë më parë sesa gjithë të tjerët. Ne kemi parë nevojën që të bëjmë një ristrukturim të punës në bashkinë e Tiranës”, u shpreh Rama.
Rama risolli në vëmendje disa prej punëve që janë bërë gjatë drejtimit të vendit si ulja e energjisë me 10%, teknologjitë e reja për naftën, njohjen e vjetërsisë në punë, pensionet që janë në planin e rritjes, Paketa e Maleve, lehtësimi i procedurave të ndryshme përmes e-Albania etj.
Te pensionet, plani i rritjes është 4-vjeçar dhe parashikon dyfishim:
“Nëse këtë vit pensioni në muaj është rritur X, vitin tjetër, nga janari do të jetë X herë 2, pastaj vitin tjetër do të jetë X herë 3”, tha Rama.
Ai theksoi se riorganizimi i punës nuk duhet bërë vetëm formalisht, por të jetë ripërtëritje e mirëfilltë për të korrur rezultate.
“Është shumë e rëndësishme që në këtë proces ku do të bëjmë zgjedhjet e kryetarit të organizatave, ripërtëritjen e organizatës, të mos bëjmë diçka formale, por të bëjmë diçka që është tamam si një bisedë në shtëpi. Shpresoj ta bëjmë mirë këtë punë sot sepse e kemi mësuar këtë gjë që kur përgatitemi mirë dhe në kohë, dalim shumë mirë në rezultat . kur i lëmë ca gjëra zvarrë, nuk rikuperohen më se s’të lë koha”, tha Rama.
Drejtuesja politike e Tiranës Ogerta Manastirliu prezantoi ekipin drejtues të socialistëve në Njësinë 2, që përbëhet nga Delina Ibrahimaj, Genti Gazheli, Olta Manjani dhe si përforcim nga drejtuesit e qarqeve, Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Blendi Klosi.
“Organizim i ri i ndarë në 34 blloqe pa humbur lidhjen administrative të vetë njësive duke i mbështetur me kapacitetet më të mira që vetë PS ka në drejtim. 34 zonat do të kenë 34 drejtuesit politikë për çdo bllok dhe njësia nr. 2 ka nevojë të ketë një vëmendje të shtuar sikurse çdo zonë në Tiranë, ndaj për njësinë nr. 2 ne kemi vendosur të kemi një organizim të ri territorial.
Blloku i parë që do të drejtohet nga ministrja e Ekonomisë .
Në bllokun e dytë, Olta Manjani, zv/ministre e Ekonomisë dhe Genti Gazheli që gjithashtu ka eksperiencë politike jo vetëm në strukturat e PS.
Skuadra e PS së Tiranës është organizuar në territor me një qëllim të vetëm, jo për të qenë më shumë udhëheqës në drejtim, por duke qenë më pranë njerëzve”, tha Manastirliu.
Në takimin në njësinë nr. 2 në Tiranë, kryeministri Rama tha se pensionet janë në planin 4-vjeçar të rritjes së dyfishtë.
“Tani pensionet kanë hyrë në planin e rritjes i cili është një plan 4 vjet rresht ku çdo vit rritja do të dyfishohet. Nëse këtë vit pensioni në muaj është rritur X, vitin tjetër, nga janari do të jetë X herë 2, pastaj vitin tjetër do të jetë X herë 3 sepse na janë krijuar mundësitë dhe kjo do të thotë që funksionon ekonomia”, tha Rama.
Komente













Nje tuf me burracak the klloun. E kthyhet ps ne fole korrupsioni
PërgjigjuPër ciët pensione bëhet fjalë?A mundet vallë të përcaktohet si do klasifikohet pensioni këtu e kam fjalën për pensionet e fshatit e puntorëve.Ritua pensionin atyre që kanë,marrë toka si në fshat e në ferma kur nëpunësit kanë derdhur kontribute sipas ligjeve privohen nga ritia e pensioneve se markan mbi 40000 lekë.Po përse apo se qytetari (që nuk ka përfituar asgjë) e marka mbi 40000 nuk ka ritie?A mos vallë është gjynah?
Përgjigju