Kryeministri Rama: Performanca
e ministrave nën monitorim strikt

Kryeministri Rama: Performanca<br />e ministrave nën monitorim strikt
Ministrat e qeverisë së re do të vendoset nën një monitorim strikt nga kryeministri Edi Rama për performancën në përmbushje të objektivave.

Detajet se si do të monitorohet puna e ministrave për 4-vjeçarin e ardhshëm i bë ri publike kryeministri Edi Rama gjatë një interviste në Televizionin Publik Shqiptarë me gazetarin Lutfi Dervishit.

“Ne kemi punuar gjatë gjithë këtyre ditëve për të caktuar objektiva konkretë për çdo ministri, për t’ kalendarizuar, proceset për arritjen e këtyre objektivave dhe mbi bazën e këtij kalendarizimi ne po hartojmë për herë të parë besoj në historinë e qeverisjes të gjithë këtyre viteve, kontratat e perfomancës për çdo ministër dhe pastaj do të zbresim edhe për çdo zvministër dhe për çdo drejtues në sektorë të caktuar.

Mbi bazën e këtyre kontratave të performancës të cilat janë kontrata të matshme, do të gjykohet edhe puna e çdo ministri, e çdo zëvendësministri dhe çdo drejtuesi në sektorë apo agjenci të caktuara që do të ketë objektiva konkretë dhe një kalendar pune të përcaktuar”
, është shprehur kryeministri Rama.

Mësohet se metodologjia e matjes së performacë  është e njëjtë me atë që përdorte Toni Bler kur drejtonte qeverinë Angleze.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri