Ministri Kotromanovi? i shprehu Kryeministrit mbështetjen e fortë të Kroacisë për integrimin europian të Shqipërisë dhe bindjen se Shqipëria meriton statusin e vendit kandidat. Kroacia, u shpreh Ministri Kotromanovi?, është gjithashtu mbështetëse e integrimit europian të Kosovës dhe të gjithë rajonit.
Kryeministri Rama vlerësoi modelin integrues të Kroacinë, ndërsa theksoi dëshirën dhe nevojën për të përfituar nga praktika e suksesshme kroate, në rrugëtimin europian të Shqipërisë.
Në takim u shpreh interesi i përbashkët për të thelluar bashkëpunimin edhe në fushën e mbrojtjes./a.gegvataj/