Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk ka asnjë ndjekës të blerë në rrjetet sociale.

Komentet Rama i bëri gjatë fjalës së tij në mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS dhe Qeverisë, ku tha se qeveria s’mund të pranojë të bëhet skllave e algoritmit.

“Unë jam shumë aktiv në rrjetet sociale, e kam ndarë me ju dhe me disa nga ju, nëse një nga gjërat që unë pres të më vijë kur të mos jem më në këtë detyre, është që të mos kem më nevojë t’i trokas algoritmit, por unë nuk besoj se tek pasqyra e FB, INSTAGRAM, nuk besoj që unë mund të drejtohem prej zhurmës, prej erës dhe prej dallgëve që mund të ngrihet aty. Më kanë sygjeruar më të urtit, që unë, lerë mos fol, rri, dëgjo se atje... Se atje? Ku atje?

Unë mund të ndjehem përgjegjës për shumë gjëra që mund të shkojnë më mirë, por unë dhe ju, PS, s’mund të ndihemi me faj pse mblidhet, jo ajo turmë, pse mblidhet planeti po të dojë që të na tregojë dhe të na imponohet, në pikën që të na detyrojë që ne të pranojmë që ne të jemi skllevër të algoritmit, kjo nuk është e mundur që të ndodh. Unë besoj tek politika që zgjohet, jeton dhe shkon të flejë me njerëzit real, jo me profilet fallco të ballibullistëve. Në faqen time nuk ka asnjë ndjekës të blerë”, tha kryeministri Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Bota s’u zgjua prej fatit të Nartës, por nga emri i Kushner dhe hija e Trump! S’ka dorëheqje, destinacion BE-ja! Sheshi i protestës, studio për të ushqyer algoritmin