Rama nga Vlora: Reforma në drejtësi meritë e PS, shpatën ia dhamë ne! 'Bufi' do shkrirjen e SPAK! Hapim negociatat gjatë mandatit të 4

VLORË-Për kryeministrin Edi Rama, reforma në drejtësi është meritë e PS. Nga takimi që zhvilloi ditën e sotme me kandiatët e rinj të PS për deputet në qarkun e Vlorës, Rama tha se në vend duhet që të kemi një drejtësi të pavarur.

Kryeministri tha se rivalët politikë s’e kanë dashur kurrë reformën në drejtësi dhe kanë premtuar shkrirjen e SPAK-ut.

Rama risolli rastin e 21 janarit, ku tha se ishte kreu i qeverisë në atë kohë Sali Berisha që i dha urdhër policisë të mos zbatonte urdhrat e prokurorisë dhe kjo nuk ndodh më sot.

‘Sot ne jemi në kushtet ku po shohim fillimin e një epoke barazie para ligjit. Një duhet të shkoj njësoj para ligjit me një pushtetar kur shkel ligjin. Dhe në ketë se kemi pasur kurrë, ne kemi njerëz që thirren nga prokuror të pavarur dhe gjykohen nga gjykatës të pavarur dhe s’ka asnjë forcë që mund ti ndalojë. Altin Dumani ka qenë këtu ka qenë disa vite prokuror, e keni dëgjuar ju të thërriste ndonjë herë ndonjë pushtetar, këtu janë vrarë njerëz. I pari i qeverisë i dha urdhër policisë mos i zbatoni urdhrat e prokurorisë dhe mendoni ju sot që unë të dal të ndaloj urdhrin e prokurorisë, se bëjë dot. Sepse unë dhe PS e kemi ndarë mendjen që këtij vendi ti japim një drejtësi të pavarur dhe jemi ne që e kemi ndërmarr reformën në drejtësi as amerikanët dhe as europianët. Nëse nuk bëhet barazia para ligjit, jo vetëm që s’do futemi në BE, por s’do bëjmë dot prokopi këtu. Ata tjerët thonë na jepni votën në 11 maj dhe në 12 shkrijmë SPAK’, tha ai.

Kryeministri Rama tha se shpatën drejtësisë ja ka dhënë Partia Socialiste. Rama deklaroi se socialistët që kanë probleme me drejtësinë numërohen me gishtat e dorës, por mbështetësit e reformës janë 1 milion sipas tij.

‘Shpatën qe e ka në dorë drejtësia ka qenë tek zyra ime, se ka qenë mbretëri se komunizëm, shpata ka qenë aty dhe atë shpatë ne ja dhamë drejtësisë. Ne e dinim se duke dorëzuar shpatën kemi vënë në dispozicion dhe trupin, sepse ajo është për të ndëshkuar ata që abuzojnë me pushtetin. Atyre që thonë socialistët janë në burgje na marrin të keqen sepse ata që janë para drejtësisë numërohen sa gishtat e dorës, kurse në që luftojmë për drejtësinë mund të bëhemi edhe 1 mln. Nëse futemi në BE të gjithë janë të barabartë para ligjit, sepse jemi në një familje ku si janë shumica prej jush janë të varuar nga prindërit’, tha ai.

Teksa foli për necociatat në BE Rama u shpreh optimist se gjatë mandatit të 4 do të përfundojnë negociata për anëtarësimin e vendit në BE. 

'Në 11 maj ne kemi në dorë fatin historik të vendit. Në mandatin e 4 ne përfundojmë negociatat për anëtarësimin e vendit dhe për t’ju dhënë ju pasaportën e BE. BE do që të marr në familjen anëtarë të rinjë. Nënse në 11 maj Shqipëria i jep Europës mesazhin se ne jemi të qartë se ca do bëjmë deri 2027 dhe  duam që të jemi në BE kjo është një gjë, por nëse Shqipëria jep mesazh se populli merret me mustaqet e Kujtim Gjuzit është tjetër gjë', tha ai.

Rama renditi se cilat do të jenë përfitimet e shqiptarëve pasi Shqipëria të futet në Bashkimin Europian.

“Është e rëndësishme nuk duhet shumë njohuri për BE për të parë që ka pasur sjellje të ndryshme ndaj idesë për zgjerimin. Sot KE dhe BE duan të marrin në familjen atyre një anëtar të ri. Ju do thoni si nuk mjaftuan 12 vite, duhet t’i referoheni faktit që Mali i Zi i ka filluar negociatat në 2012, ne i kemi filluar vjet. 27 vendet anëtare nuk binin në një mendje, thoshte Holanda jo se ka ça gjëra të tjera, kishte hallin e zgjedhjeve atje dhe i duhej të sillej ashpër me idenë e zgjerimit. Pastaj ndodhi historia e Himarës ju e dini për të arritur në momentin kur u hap rruga.

Nuk do rrijë hapur pafundësisht dhe mund të mbyllen dyert dhe për 10 vite të tjera. Të shkosh sot nga Vlora në Berlin shkon, por kur të shkosh atje do të pyesin kur do ikësh, sa lekë ke. Ndërkohë me pasaportën e BE kalon te ai tuneli i yjeve dhe futeni duke treguar ja ku është pasaporta. Ti mund të qëndrosh aty sa të duash dhe të trokasësh për të kërkuar një punë me atë pasaportë.”-u shpreh Rama.

Kryeministri Rama foli edhe njohjen e pensioneve me Greqinë. Ai tha se në momentin që vendi anëtarësohet në BE pensionet do të njihen automatikisht për shqiptarët që jetojnë në Greqi. 

‘Ne sot jemi kërkesa pafund nga shqiptarët në Greqi që kanë merakun që tu njihen pensionet si ju njohën atyre në Itali. Me pasaportën e BE, të gjithë shqiptarët në Greqi menjëherë fitojnë të drejtat që kanë grekët në Greqi jo vetëm ju njihen pensionet por bëhen edhe të transferueshme, është njësoj si të shkosh nga Vlora në Shkodër dhe nga Shqipëria në Poloni ose në Spanjë. Ska kufi ddhe asnjë lloj dallimi’, tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:55
‘Keni dëgjuar për Altin Dumanin?’, Rama nga Vlora: A e imagjinoni dot t’i jap urdhër unë prokurorisë? (VIDEO)

Kryeministri Rama gjatë takimit me kandidatët e rinj për deputetë të qarkut të Vlorës, risolli rastin e 21 janarit, ku tha se ishte kreu i qeverisë që i dha urdhër policisë të mos zbatonte urdhrat e prokurorisë dhe kjo nuk ndodh më sot. 

"Këtu janë vrarë njerëz, nuk keni dëgjuar që është një Altin Dumani që i thirri këta. Kur këtu janë vrarë njerëz në protestë, i pari qeverisë u dha urdhër policisë i tha mos i zbatoni urdhrat e prokurorisë. Nuk u zbatuan urdhrat, a e imagjinoni sot të ndal urdhrat e prokurorisë të Altin Dumanit unë? Nuk i imagjinoni dot vetëm për arsye sepse ne e kemi ndarë mendjen t’i japim këtij vendi një drejtësi të pavarur. Jemi ne që e kemi ndërmarrë reformën në drejtësi dhe e kemi shkruar në program.

Ne duhet ta fusim në kokë që jemi forca që do e hapim këtë rrugë. Do i hyjmë detit në këmbë, nëse nuk bëhet barazia para ligjit jo që nuk futemi dot në BE po nuk bëjmë dot prokopi. Ata thonë na jepni votën më 12 maj të shkrimë SPAK. Kanë dhe ata lajthitjet e tyre por është e pashmangshme se është një gjë e re. Nesër mund të çmendet PS vjen një tjetër thotë jo more ça na duhet kjo drejtësia kthehemi prap aty ku ishim", u shpreh Rama.

Ora 19:08
Rama: Më ftuan për darkë 100 të rinj të FRPD, sot u bënë shënjestër e një sulmi nga këneta

 

Kryeministri Edi Rama ka folur nga takimi me kandidatët e rinj për deputet në Vlorë, edhe për një darkë që pati me 100 të rinj të FRPD.

Rama tha se pas atij takimi ata u sulmuan nga ata që kryeministri i cilëson si këneta.

“Mbrëmë, një nga ditët më të këndshme të jetës time politike sepse 100 të rinj të FRPD më kanë ftuar për darkë. U thashë e kuptoni sa mirë që jetohet në Vlorë, sa edhe ju në opozitë jetoni kaq mirë? Përtej shakasë i falënderoj për kurajën që në këtë moment panë ekzaktësisht atë që unë them që duhet të shohim të gjithë. Ata nuk u bënë socialistë dhje dhe mbase nuk bëhen kurrë, por thanë që votën duan ta investojnë në PS më 11 maj. Sot u bënë shënjestër e një sulmi nga këneta, sepse për kënetën nëse bën si buf je qendrestar, kur sillesh si njeri je i lidhur me bandat dhe i shitur”, tha ai.

Ora 18:57
Rama porosi kandidatëve të PS në Vlorë: Duhet të jeni deputetë të vlonjatëve, jo socialistëve

 

Kryeministri Edi Rama ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me raportin e deputetëve të Partisë Socialiste në Vlorë me qytetarët.

Ai tha se ata nuk duhet të jenë përfaqësues vetëm të PS-së, por të gjithëve qytetarëve të Vlorës dhe vlonjatëve.

'Unë ka rezerva për PS e Vlorës, unë kam besuar dhe besoj që pengesa jonë për të marr atë që ne mund të marrim nga vlonjatët për ato që kemi bërë pavarisht të metave dhe gabimeve pengesa s'ka qenë kundërshtari ka qenë PS e Vlorës, jo anëtarësia por një grup njerëzish që kanë qenë të aftë ta mbyllin partinë dhe t'i thonë Vlorës lëre ca thotë Rama këtu jemi ne. Jam ndjerë shumë keq në raport se si janë ndjerë në raport me përfaqësuesit tanë këtu. Deputetët tanë nuk duhet të jenë kurrë deputetët e PS për socialistët, por për Vlorën dhe vlonjatët.

Vlora është shumë e vogël, për t’i lejuar vetes luksin absurd që të gjithë njerëzit që duhen për të kontruubuar t’i qëmtojnë në një anë. Njerëzit më të mirë dhe profesionistët, ata që duan të punojnë për qarkun dhe Shqipërinë të kenë një mundësi pavarësisht bindjeve. Kjo duhet të jetë PS. Një familje që të ketë kurajën që çdo të ri ta shohë në sy e të mos e privojë nga ajo që meriton, dhe nga respekti', tha ai. 

S.B/Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

'Reforma në drejtësi, e paralizuar', Ilir Çepani: SPAK me themele të dobëta! Ka nevojë për riorganizim dhe të ndahet nga BKH

'Reforma në drejtësi, e paralizuar', Ilir Çepani: SPAK me themele të dobëta! Ka nevojë për riorganizim dhe të ndahet nga BKH