TIRANE, 12 Mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama vizitoi të enjten në mbrëmje Panairin Ndërkombëtar të Mobilerisë që u hap sot në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë.
Kreu i qeverisë, në fjalën e tij para gazetarëve, tha se ky sektor ka potencial për të rritur numrin e të punësuarve.
"Është një sektor që sot numëron mbi 80 mijë të punësuar dhe ambicia është për të shkuar përtej 100 mijë të punësuarve duke siguruar mbështetjen për këtë sektor, për të rritur besimin e konsumatorëve në vend por dhe për të eksportuar. Ka shumë vend për të përmirësuar që të shkohet drejt ciklit të mbyllur dhe dizajni të jetë produkt vendas. Kam bindjen që industria është krahëhapur për talentet dhe njerëz të talentuar", deklaroi Kryeministri Rama.
Panairi Ndërkombëtar i Mobilerisë do të qendrojë i hapur deri më datën 15 Mars./a.gjonaj/ /a.g/












