Kryeministri Rama zbulon gabimin
e vetëm në dy vite qeverisje...

Kryeministri Rama zbulon gabimin<br />e vetëm në dy vite qeverisje...
Kryeministri Edi Rama në emisionin “Top Story” ka “zbuluar” edhe gabimin e vetëm, sipas tij, që ka bërë ai në këto dy vite qeverisje. Ai thotë se qeveria e tij nuk ka asnjë dështim, por përmend një gabim, që ai e cilëson si jo të vogël.

Gabimi i vetëm i Ramës është vonimi i operacionit për energjinë. Kryeministri ka deklaruar se nuk duhet të hezitonte të niste këtë aksion, por pranon se vlerësimi i atëhershëm nuk ka qenë i duhuri.

“Kam bërë një gabim që operacionin e energjisë kam hezituar ta filloj më përpara. Nuk është një gabim i vogël, duhet ta kishim filluar më përpara. Vlerësimi i bërë ka qenë një vlerësim për të qenë të kujdesshëm dhe nuk ka qenë një vlerësim i duhur. Në fakt, po ta llogarisim se çfarë do të kishim fituar i bie të mos jetë një gabim i vogël”, tha kryeministri Rama.

I pyetur se ka ndonjë gabim tjetër të tij në këto vite qeverisje, Rama fillimisht deklaroi se “në qoftë se do merrnim sektor për sektor gjithmonë do thosha që ka qenë gabim sa herë që është hezituar për ta bërë më shpejtë dhe me më thellësi një hap, një veprim, në kuptimin e reformave”, ndërsa më pas ka përmendur edhe një tjetër.

“Do një gabim tjetër? Ka qenë gabim që shpërndamë leje legalizimi në fushatë. E kam thënë edhe më përpara, ka qenë shumë gabim. Nuk duhej ta bënim një gjë të tillë”, u shpreh Rama.

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal