Kryeministri së shpejti me Twitter e F

Kryeministri së shpejti me Twitter e F
TIRANË - Edhe për këtë vit, kryeministri Berisha mbetet tradicional në urimet për festat, por së afërmi do të ketë profilet personale në rrjetet sociale Twitter dhe Facebook. Ai ka pohuar për gazetarët se është një përdorues shumë i mirë i mesazheve telefonike, ndonëse ato, sipas tij e lodhin shumë. Për pasojë, kreu i qeverisë ka vendosur të presë edhe pak kohë përpara se urimet e tij t’i bëjë online, sikundër bën kundërshtari i rij politik, Edi Raman në Twitter apo Facebook.
“Unë mbaj sms e celularit për urim se shkalla e penetrimit është 140% në Shqipëri, ndërsa interneti është 50%. Nëse interneti do arrijë shifrat ku do më drejtohet çdo qytetar do e marr mundimin. Nuk bëj kartolina online, por ato tradicionalet më logon e Këshillit të Ministrave”, tha kryeministri i njohur për nismën e tij “Shqipëria në moshën e internetit.
“Më mban të lidhur sms i celularit, i cili më harxhon kohë, i cili në kohë është i komplikuar. E kam të pamundur të jap përgjigje të menjëhershme. Do doja ta përdorja Facebook dhe Twitter. Por, ndoshta kur interneti të përdoret tek të gjithë abonentët unë do t’i përdor të dyja”, tha Berisha.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)