Kryeministri serb Vuçiç: Do të
reduktojmë varësinë nga gazi rus

Kryeministri serb Vuçiç: Do të<br />reduktojmë varësinë nga gazi rus
Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se vendi i tij do të pranojë thirrjet e Shteteve të Bashkuara për të reduktuar vartësinë nga gazi rus, duke shtuar një gazsjellës të mbështetur nga Amerika, i cili do të sjellë gaz në Europë nga Azerbajxhani.Në një intervistë për “Associated Press”, Vuçiç ka thënë se “sa i takon sigurisë së energjisë, ne jemi të gatshëm të diversifikojmë burimin e gazit për Serbinë, gjë që është shumë e rëndësishme edhe për miqtë tanë amerikanë”.

Shtetet e Bashkuara kanë inkurajuar vazhdimisht vendet e Ballkanit të avancojnë me gazsjellësat alternativë dhe të mos mbështeten tek projekti që parashikon kalimin e gazsjellësit rus përmes Turqisë.

Perëndimi e ka akuzuar Rusinë se e ka përdorur gazin si mjet për të rritur influencën politike ndaj vendeve si Serbia. Mbështetja ndaj projektit amerikan përbën një lëvizje të fortë politike për Serbinë, që është një aleat tradicional i Rusisë.

(Marrë nga Top Channel) 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Anglia i falet Bellingham, 'Tre Luanët' mposhtin 0-1 Serbinë

Euro 2024/ Anglia i falet Bellingham, 'Tre Luanët' mposhtin 0-1 Serbinë