MADRID- Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy ka folur para parlamentit mbi skandalin korruptiv në të cilën ai është përfshirë.
Kreu i ekzekutivit i është përgjigjur pyetjeve në lidhje me pagesat ilegale nga një fond i drejtuar nga ish llogaritari i Partisë Popullore, Luis Barcenas, që po përballet me akuzën e shmangies së taksave.
Skandali plasi në fillim të korrikut kur informacionet e publikuara në gazetën më të madhe spanjolle ‘El Mundo’ treguan një sërë dokumentesh origjinalë ku tregojnë se Barcenas ka pranuar fonde të paligjshme për partinë, në kohë që ajo nuk drejtonte vendin.
Gjatë fjalimit para ligjvënësve Rajoy tha se këto dokumenta kanë prishur imazhin e vendit dhe se do të jap shpjegime për të gjithë qytetarët spanjoll. Akuzat janë të rreme tha Rajoy dhe unë jam këtu për të përgënjeshtruar sajesat që dalin nga politikanët.
Më pas Rayoy nuk ka hezituar të shpjegojë se kishte gabuar që patin besimin e plotë tek dikush që nuk e meritonte duke ju referuar Barcenas, i cili ishte financier në këtë parti vite më parë.
Dokumentet e publikuara në "El Mundo" ngjallën protesta masive në Madrid ku qytetarët kërkuan dorëheqjen e tij dhe e thërrisnin “hajdut”.
Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com