Kryeministri Thaçi nuk ka pushim
bën ‘fushatë’ edhe për ditëlindje

Kryeministri Thaçi nuk ka pushim<br />bën ‘fushatë’ edhe për ditëlindje
PRISHTINE - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka edhe një ditë të veçantë. Ai mbush 46 vjeç. Por, vetë Thaçi ndoshta edhe nuk do të ketë kohë që të festojë ditëlindjen e tij, kjo pasi ai është shumë aktiv me ‘fushatën’ e tij, një axhendë kjo shumë e ngjeshur për të.

Ai nuk do të lërë mënjanë impenjimet e tij politike, pasi sot do të jetë i pranishëm në lansimin e Shërbimit Financiar Jobankar në Postën e Kosovës.

Në vazhdën e takimeve të tij ai do të mbajë një fjalim në Universitetin e Pejës “Haxhi Zeka”, e më pas do të takojë komunitetin e biznesit në Pejë.

E gjatë ditës do të shohim se çfarë dhurata do të marrë kryeministri, ndoshta disa prej tyre do të postohen në rrjetin social facebook.

E urimet do të kenë vend se ku të shkojnë, pasi që llogaritë e tij në rrjetet sociale janë shumë aktive.

Thaçi u lind në Burojë të Skenderajt, më 24 prill 1968./Kosovapress/

Redaksia Online

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike