“Nuk duam borxh të ri”, kështu është shprehur Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras në një intervistë për revistën gjermane ‘Stern’. Në artikullin e publikuar, Tsipras ka thënë se dëshiron që të shpëtojë Greqinë nga një tragjedi dhe të mbrojë Evropën nga ndarja.
Kryetari i qeverisë greke ka komentuar edhe takimin e disa ditëve më parë me Kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel. “Unë e njoha si një njeri të sjellshëm. Nuk është aq e rreptë sa mund të duket në konferencat për shtyp.
Zonja Merkel është një politikane që e njeh realitetin dhe nuk ka interes që të vendosë në rrezik të ardhmen e Evropës”, është shprehur Tsipras për revistën gjermane.
Në artikullin e ‘Stern’ theksohet se në fund të muajit Shkurt përfundon programi i asistencës. Nëse nuk arrihet një marrëveshje me Trojkën, domethënë me Bankën Qëndrore Europiane, Bashkimin Europian dhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar, Greqia mund të përballet me një kolaps financiar.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com