Kryeministri turk Ahmet Davutoglu 
dorëhiqet pas përplasjeve me Erdogan

Kryeministri turk Ahmet Davutoglu <br />dorëhiqet pas përplasjeve me Erdogan
​Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, do të japë dorëheqje në një kongres të jashtëzakonshëm të partisë së tij, që do të mbahet ne 22 maj për të zgjedhur pasuesin e tij raportojnë mediat lokale. 
 
Vendimi erdhi pasi Davutoglu është përplasur herë pas here dhe nuk është pajtuar me planet e Presidentit Erdogan për të lëvizur Turqinë drejt sistemit presidencial të qeverisjes. 
 
Mbrëmjen e djeshme ata kanë diskutuar për më shumë se 1 orë dhe sot u publikua një vendim i tillë.
 
“Unë do të kthehem në jetën akademike. Pas konsultimeve me presidentin kam ardhur në përfundim se një ndryshim në pozitën e liderit të partisë dhe kryeministrit është gjëja më e mirë”, u shpreh Davutoglu gjatë një takimi me anëtarët e partisë.
 
Zhvillimet vijnë në kohën e paqëndrueshmërive në Turqi, e cila po përballet me një konflikt të përshkallëzuar me rebelët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, me sulme nga i ashtuquajturi Shtet Islamik dhe me fluks të refugjatëve.
 
Turqia është po ashtu në mes të zbatimit të një marrëveshjeje të rëndësishme me Bashkimin Evropian për të kufizuar numrin e refugjatëve që kalojnë kufirin e saj. E ardhmja e kësaj marrëveshjeje tashme mund të vihet në rrezik nga largimi i tij.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur nga aksidentet

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur nga aksidentet