Kryeministri Edi Rama ka uruar sot shqiptarët “mirëmëngjesi” me një video të veçantë, promovuese e turizmit në vendin tonë.
Protagonistë të videos janë jo vetëm resurset dhe bukuritë natyrore, por edhe fëmijë të talentuar të Qendrës Kombëtare Kulturore.
“MIRËMËNGJES dhe ju uroj një të dielë të qetë me këtë video të veçantë promovuese për turizmin e vendit tonë, ku vlerat e jashtëzakonshme historike e kulturore të Shqipërisë shfaqen të përjetuara dhe të treguara përmes një performance fantastike nga të vegjlit plot talent të Qendrës Kombëtare Kulturore për Fëmijë”, shkruan Rama.
/Shqiptarja.com