Kryeministria: Rama asnjë veprim
financiar për fotografi me Obamën

Kryeministria: Rama asnjë veprim<br />financiar për fotografi me Obamën
Menjëherë pas deklaratës së bërë nga kreu i PD-së Lulzim Basha mbi pagesat e kryeministrit Edi Ramas për një foto me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama, ka reaguar kryeministria e cila ka sqaruar se nuk është kryer asnjë faturë financiare për fotografi me Presidentin Obama.
 
Ndëkrohë, lidhur me personin e përmendur nga Basha, Bilal Shehun, kryeministria sqaron se, ai po gjykohet në SHBA por në mënyrë kategorike nuk ka pasur asnjë lloj veprimi financiar nga ana e Ramës për të realizuar foton e takimit me Presidentin Obama.
 
Sakaq, në reagimin zyrtar, Rama i bën thirrje Bashës që të fokusohet tek Reforma në Drejtësi dhe mbështetjen ndaj SHBA-ve ta tregojë përmes miratimit të draftit kushtetues.
 
Ja reagimi i plotë i kryeministrisë
Duke shprehur keqardhjen per manipulimin mediatik dhe propaganden e baltes lidhur me nje foto te vitit 2012 me Presidentin Obama, Kryeministri Edi Rama, sqaron se ai as nuk ka marre pjese ne ndonje organizim elektoral te Presidentit Obama dhe as nuk ka kryer ndonje pagese, per te marre pjese ne nje organizim te kesaj natyre. Sepse ligji amerikan ndalon perfshirjen e cfaredolloji te shtetasve te huaj ne fushate ne Shtetet e Bashkuara.
Bilal Shehu qe sot po gjykohet ne SHBA per ceshtjen ne fjale eshte pjesetar i komunitetit shqiptar ne Neë York dhe eshte takuar me delegacionin qe tone ne SHBA ne vitin 2012. Por ne menyre kategorike nuk ka patur asnje lloj veprimi financiar nga ana e Edi Rames per te realizuar fotografine e takimit me Presidentin Obama. 
Nderkohe qe duke perfituar edhe nga ky rast, kryeministri i ben thirrje edhe njehere Lulezim Bashes te fokusohet tek reforma ne drejtesi dhe respektin e tij per drejtesine ne Shtetet e Bashkuara, ta tregoje duke mbeshtetur projektin kushtetues te Reformes ne Drejtesi qe eshte hartuar me kontributin e cmuar te Shteteve te Bashkuara dhe Bashkimit Europian. 
Edi Rama nuk ka frike nga drejtesia, nuk ka frike nga Operacioni Nderkombetar i Monitorimit te drejtesise, nuk ka frike nga pavaresia e anetareve qe do te bejne vetingun e gjykatesve e prokuroreve, po Lulezim Basha me Sali Berishen pse i tremben faktit qe ata qe do te gjykojne prokuroret dhe gjykatesit, do te perzgjidhen nga Shba e BE?! 
Eshte koha e te vertetes per krimet, akuzat, genjeshtrat dhe te verteten mund ta thote vetem nje drejtesi e çliruar nga kthetrat e vendeve te rezervuara te partive ne sistem. Edi Rama dhe shumica jane gati te heqin duart e partive nga sistemi, po Lulezimi, Saliu dhe Partia Demokratike pse nuk jane gati?!

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'