Kryeministria sqaron pse mungoi
Rama në foton familjare në Mal të Zi

Kryeministria sqaron pse mungoi<br />Rama në foton familjare në Mal të Zi
Pas zhurmës që shkaktoi, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Serbi mungesa e kryeministrit Edi Rama gjatë fotos familjare në samitin e kartës së Adriatikut në Podgoricë, Kryeministria sqaron gjithçka.
 
Burime për Report Tv pohojnë se mungesa e Ramës në foton familjare lidhet me faktin se ai u largua para se të përfundonte takimi, pasi fluturimi për kthimin në Shqipëri ishte i përcaktuar dhe për arsye teknike nuk mund të shtyhej.
 
Samiti nisi me vonesë dhe përfundoi vonë, ndërsa kryeministri u largua para përfundimit të Samitit për shkak se fluturimi për kthimin nga Mali i Zi ishte i përcaktuar në orar dhe për arsye teknike nuk mund të shtyhej.
 
Pra duke qenë se samiti filloi me vonesë, edhe foto familjare u shty përtej orarit të planifikua
r”.
 
Gjatë Samitit, Rama zhvilloi takime me homologët e tij të Ballkanit, por edhe me zv/Presidentin e SHBA, Mike Pence, ndersa mungoi ne foton familjare.
 
“Skandal! Rama përjashtohet për shkak të atleteve nga foto familjare e Samitit te Podgorices! Sb”- shkruante Berisha në Facebook.

Më pas edhe mediat serbe duke cituar ish kryeministrin Berisha, theksuan se Rama ishte përjashtuar nga fotoja për shkak të atleteve duke thyer protokollin.
 
Në këtë foto ishin të gjithë liderët e vendeve pjesëmarrëse veç kryeministrit shqiptar Edi Rama.
 

dy.b/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë