Kryeministrin Rama e ndalon policia
në aeroportin e Holandës/FOTO

Kryeministrin Rama e ndalon policia<br />në aeroportin e Holandës/FOTO
Një foto e kryeministrit Rama, teksa ndalohet për verifikim nga Policia holandeze në aeroportin e Amsterdamit është bërë virale në internet. Sipas personit që ka shkrepur foton, Rama është ndaluar nga policia për verifikim të dokumenteve, pasi ka zbritur në aeroport.

Fotoja e shkrepur nga qytetarë shqiptarë të rastësishëm, tregon “bindjen” e kryeministrit ndaj urdhrit të policisë holandeze, e cila prej kohësh është me shërbime të përforcuara në institucionet e rëndësisë së veçantë.

Nga personat që kanë hedhur këtë foto në rrjetet sociale, e cila tashmë është bërë virale, theksohet se është shkrepur mbrëmjen e së hënës.

Pasi janë kryer procedurat e verifikimit, Rama është lënë sërish i lirë për të vazhduar në destinacion, i cili deri më tani nuk është bërë publik.

Udhëtimet private të kryeministrit janë bërë shpesh herë objekt lajmesh për shkak të udhëtimeve të tij me klasin ekonomi, aty ku udhëtojnë edhe qytetarët e zakonshëm.
rama
(Rama ndalohet nga policia në aeroport)
rama

(Rama në aeroportin e Amsterdamit)

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë